WB6 CIF merr pasa për parandalimin e rritjes së kostos për eksport në Kroaci

    22

    Në datë 14 korrik, Ministria e Agrikulturës së Kroacisë adaptoi një rregullore të re, sipas së cilës, vendet të cilat nuk I përkasin Bashkimit Europian, do të kenë një rritje përsa I përket taksës së eksportit në Kroaci.

    Kështu, sipas rregullores së re, vendet të cilat nuk i përkasin Bashkimit Europian, për çdo eksport në vendin Kroat, do ti duhet të paguajnë 2000 kuna ( rreth 270 euro), vlerë kjo e cila krahasuar me taksën e mëparshme të eksportit është 22 herë më e lartë.

    Adaptimi i kësaj rregulloreje të re prek drejtpërdrejtë edhe sipërmarrësit shqiptarë, ndaj WB6 CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës është Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, i është drejtuar Komisionit Europian nëpërmjet një letre të përbashkët, ku kërkohet të merret në konsideratë fakti se ky ndryshim në taksën e eksportit do të pengojë tregtinë e lirë, duke shkaktuar dëmtime serioze edhe në ekonominë e këtyre vendeve.