Ftesë për pjesëmarrje në Panairin e 21-të Ndërkombëtar të bujqësisë dhe pajisjeve bujqësore “Agrotec 2017”.

    116

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 14-17 shtator 2017, në Ankara të Turqisë do të organizohet Panairi i 21-të Ndërkombëtar i bujqësisë dhe pajisjeve bujqësore “Agrotec 2017”.

     

    Në këtë panair do të marrin pjesë përfaqësues nga firmat që merren me makineritë e prodhimit të qumështit, të farave bujqësore dhe fidaneve, të prodhimit të ushqimit të kafshëve, teknologjive të serave, si dhe institucione dhe shoqata që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këto sektore.

     

    Informacione më të detajuara në lidhje me ketë aktivitet do ti gjeni edhe në linkun e mëposhtëm:

     

    http://www.infofair.com.tr/FuarDetay-189-agrotec-2106-20-international-agriculture-and-agricultural-technologies-fair.html

     

    Për firmat pjesëmarrëse, akomodimi në hotel ( mëngjesi i përfshirë) do të mundësohet nga Ministria e Ekonomisë Turke.

     

    Programi është si më poshtë :

     

    ”AGROTEC 2017”(13 – 16 Shtator 2017)

     

     13 Shtator e Mërkurë Mbërritja në Ankara
     14 Shtator e Enjte Takime dypalëshe me firmat Turke
     15 Shtator e Premte Vizitë në Panair/ Vizitë në fabrikat e prodhimit
     16 Shtator e Shtunë Largimi nga Ankaraja