Ftesë për pjesëmarrje në PANAIRIN E SAMSUNIT 27 SHTATOR-1 TETOR

    30

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 27 shtator-1 tetor do të zhvillohet në Samsun të Turqisë “Panairi i tretë i bujqësisë”, në lidhje me bujqësinë, blegtorinë dhe makineritë e tyre.

     

    Informacione më të detajuara në lidhje me panairin mund ti gjeni edhe në linkun:

     

    http://tarimfuarisamsun.com/

     

    Programi i panairit është si më poshtë:

     

    27 Shtator e Mërkurë Mbërritja në Samsun
    28 Shtator e Enjte Takime dypalëshe me firmat Turke
    29 Shtator e Premte Vizitë në Panair/ Vizitë në fabrikat e prodhimit
    30 Shtator e Shtunë Largimi nga Samsuni

     

    Për të gjithë pjesëmarrësit, Ministria Turke e Ekonomisë do të mundësojë akomodimin në hotel (së bashku me mëngjesin e përfshirë).