Ftesë për pjesëmarrje në PANAIRIN “Maktet Izmir 2017”

    31

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 4-7 tetor 2017, në Izmir të Turqisë do të zhvillohet panairi “Maktet Izmir 2017”.

     

    Ky panair i rëndësishëm do të bëhet vendtakimi për shumë kompani të rëndësishme që operojnë në sektorin e makinerive.

     

    Panairi do të bëjë bashkë pajisjet e makinerive, makineritë e përpunimit të metalit, makineritë e saldimit, makineritë e teknologjive shpuese etj.

     

    E organizuar nga TÜYAP, TIAD dhe shoqata e prodhimit të makinerive, ky panair synon të shndërrohet në panairin kryesor në këtë sektor, ndaj organizatorët ftojnë edhe sipërmarrjen shqiptare të interesuar të marri pjesë.