Informacion mbi “Wolves Summit” , 10-11 tetor 2017

    94

    Bashkimi I Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 10-11 tetor, në Varshavë të Polonisë do të zhvillohet “Wolves Summit”, një konferencë ndërkombëtare që mbështëet promovimin e zhvillimit të kompanive të reja inovative.

     

    “Wolves Summit” është një konferencë ndërkombëtare për start-up, investitorët dhe korporatat, e cila ofron një mundësi të shkëlqyer për të takuar investitorë të rinj nga e gjithë bota. Nё edicionin e kaluar (mars 2017) ishin tё pranishёm  rreth 1 956 pjesёmarrёs nga 51 shtete, 350 start-up, 206 investitorё dhe 399 menaxherё.

     

    Organizatorët ftojnë edhe sipërmarrjen shqiptare të interesuar të jetë pjesëmarrës.

     

    Për më shumë informacione, ju mund të kontaktoni: p.piasek@wolvessummit.com