Ministrja Qato organizon mëngjesin e punës “Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes”

    153

    Ministrja  e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj.Sonila Qato, në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizoi sot në ambientet e “Xheko Imperial”, mëngjes pune me temë “Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes”. Ky takim bëri bashkë kryetarët e shoqatave të biznesit, si dhe përfaqësues të sipërmarrjes shqiptare.

    Në fjalën e saj, Znj.Qato shprehu: “Të gjitha problemet e sipërmarrjes do të kenë një derë të hapur me qëllim që të konsolidojmë një marrëdhënie të ngushtë përmes rolit të Ministrit të Shtetit. Ju përcjell mbështetjen e kryeministrit për ndërtimin e një klime biznesi, ku e gjitha administrata shtetërore vihet në dispozicionin tuaj. Duhet të punojmë për ta kthyer Shqipërinë në një vend miqësor për tërheqjen e sipërmarrjes. Kjo do të ndodhë përmes krijimit të një platforme të komunikimit mes nesh. Duam të udhëheqim sipërmarrjen drejt një modeli të suksesshëm, ndërkohë që ju duhet të bëheni promotorë të nxitjes së transparencës, përmes kushteve të barabarta dhe pjesëmarrjes në një mjedis të shëndetshëm për biznesin. Çdo orë e humbur me burokracitë në administratën shtetërore ulin dëshirën për të investuar në ekonominë e vendit, e cila duhet të jetë konkurruese në vend dhe në rajon. Luftë pa kompromis ndaj çdo zyrtari që vepron me burokraci me ju. Prandaj duhet të ndërtojmë themelet për një shoqëri moderne, ndaj gjej mbështetjen tuaj në këtë takim. Zyra ime është hapur dhe është një “matricë” e re bashkëpunimi me ju. Po aq serioze duhet të jetë edhe çdo ide që paraqitet nga ju me qëllim që t’i përcillet qeverisë, ndaj është i rëndësishëm kontakti ynë i përbashkët. Denonconi çdo pengesë që do të hasni në çdo zyrë të shtetit, apo përballë çdo zyrtari që nuk iu shërben në kohë reale. Duhet të shtojmë numrin e sipërmarrësve në vendin tonë, ndërkohë qeveria do të jetë në krah të çdo investitori strategjik të huaj apo vendas. Duhet të krijojmë skema të qarta funskionaliteti mes biznesit dhe qeverisë “.

    qato

    E pranishme në këtë takim ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa, e cila shprehu se nevoja nevoja për një Ministri, e cila do të përfaqësonte sipërmarrjen, është shprehur edhe në kërkesën e fundit që Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes, i ka drejtuar forcave politike. Znj.Muçostepa theksoi gjithashtu se në këtë rrugëtim, Ministrja Qato duhet të na konsiderojë partnerët më të fuqishëm të saj.

     

    ines