Monthly Archives: October 2017

    13

    Zhvillohet sot në Shkup të Maqedonisë Samiti i gjashtë i Samit 100 Business Leaders of SEE region (Samit 100 i Liderave të Biznesit i Rajonit të Evropës Juglindore).

    Në këtë organizim të gjashtë të këtij Samiti, kryefjala do të jetë konektiviteti .

    Në këtë Samit pritet të nënshkruhet edhe një Memorandum Bashkëpunimi midis Samit 100 dhe WB6 CIF, pjesë e së cilës është edhe Bashkimi I Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Memorandumi do të nënshkruhet nga Z. Zhivko Mukaetov, President i Bordit dhe nga Z.Marko Cadez, President I Bordit Manaxhues të WB6 CIF.

    Ky Memorandum synon të forcojë më tepër bashkëpunimin midis të dyja palëve, me qëllim përmirësimin dhe krijimin e kushteve të favorshme për lidhjen efikase të bizneseve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, ky Memorandum synon të shtojë përpjekjet e veçanta dhe investimet për të formuluar rekomandime të përbashkëta për qeveritë e rajonit, në mënyrë që të arrihet një përmirësim i mëtejshëm i klimës së biznesit dhe ndërtimi i sinergjive të tregut të përbashkët.

      10

      Formalizimi i ekonomisë ka qënë mesazhi i përcjellë këtë të enjtë nga  shoqatat e biznesit, të cilat zgjodhën ta përçonin përmes një marshimi. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Muçostepa, e cila i bëri thirrje sipërmarrjeve të formalizohen.

      Ndërkohë, në fjalën e tij, president i Universitetit Europian të Tiranës,  Adrian Civici, vlerësoi kauzën duke nënvizuar se, nuk dëmton bizneset e vogla, por ndihmon në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe të gjithë shoqërisë. Sipas Civicit një vend nuk mund të ketë zhvillim ekonomik me një nivel informaliteti i cili arrin deri në 40%.

      Shoqatat e biznesit kërkuan të jenë të pranishëm në hartimin e ligjeve  në këtë drejtim, për përmirësimin e tyre si edhe caktimin e një dite në kalendarin e jetës publike si dita kundër informalitetit në biznes. Ndërkohë, të dhënat më të fundit të Komisionit Europian tregojnë se, sektori me informalitetin më të lartë në ekonominë shqiptare është ai agroushqimor.

        34

        Ditën e djeshme, në ambientet e Qendrës për Informimin Evropian, u zhvillua takimi me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Z.Christian Danielsson. Ky takim erdhi tri muaj pas Samitit të Triestes.

        Në fjalën e tij, Z.Danielsson e konsideroi Samitin- një vizion guximtar, përpjekje për të krijuar një zonë ekonomike rajonale përmes realizimit të katër shtyllave:

        -Tregtisë

        -Investimeve

        -Lëvizshmërisë

        -Agjendës digjitale

        Z.Danielsson u ndal edhe në rolin e WB6 CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor), të cilin ai e vlerësoi si një shembull mbresëlënës të bashkëpunimit, duke theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesi financiarisht, sidomos duke akorduar kredi për SME-të. 3.3 miliardë euro është fondi që Bashkimi Evropian do të akordojë për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

        E pranishme në takim ishte edhe Milena Harito, koordinatore kombëtare për zonën e lirë ekonomike, e cila shprehu bindjen se do të gjenerojë më shumë mirëqenie për Shqipërinë dhe ftoi biznesin të behët pjesë, më anë të rekomandimeve, për ta bërë rajonin më tërheqës për investime.

        Të pranishme në këtë takim të rëndësishëm ishin dhe Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Majlinda Manushi, si dhe Znj.Uarda Llazi

          25

          Në Gjermani po mbahet Panairi më i madh botëror i ushqimeve,  ANUGA  2017. Ky panair mbledh kompani të rëndësishme nga e gjithë bota të cilat ekspozojnë produktet e tyre. Të paktën 7.200 sipërmarrje nga 192 vende të botës i bashkohen këtij Panairi, duke e kthyer në kryeqendrën e ekspozimit të produkteve ushqimore.

          E pranishme me produktet e saj është edhe kompania e njohur shqiptare “Kraco”.

          Kompania KRACO prodhuese e çajit, çokollates, kapuçinos, kafes , budingjeve etj, është e vetmja kompani nga Shqipëria që merr pjesë në këtë event. Vizitoreët e shumtë nga të gjithë vendet e botës vlerësojne produktet KRACO – Made in Albania për standartin e lartë dhe cilesinë sipas kërkesave të tregut  bashkohor. Panairi afron plot 160 mijë vizitorë.

            23

            Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 25-26 tetor, në Budapest të Hungarisë do të organizohet Forumi Botëror i Zhvillimit të Eksportit.

            Ky forum  i rëndësishëm organizohet nga Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë e Kombeve të Bashkuara (ITC), në bashkëpunim me Qeverinë Hungareze.

            Në kuadër të këtij forumi do të zhvillohet edhe një aktivitet B2B, me fokus teknologjinë ushqimore.

            Regjistrimi për të gjithë të interesuarit bëhet online në linkun e këtij aktiviteti (e gjeni bashkëlidhur në materialet në attach), ndërsa për informacione të tjera mund të dërgoni email në adresën : wedf@intracen.org

              25

              Bashkimi I Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se aktiviteti “Java e Eksportit”, do të zhvillohet në Stamboll në datat 1-3 nëntor 2017.

              Organizatorët informojnë se për firmat që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, shpenzimet e hotelit dhe të transportit (bileta e avionit+transferimi) do të paguhen nga shteti turk. Për çdo kompani pjesëmarrëse lejohet vetëm një përfaqësues.

              Më tepër informacion mbi aktivitetin mund të gjeni edhe në adresën: http://www.ihracat, ndërsa dokumentat që duhet të plotësoni për të marr pjesë mund ti gjeni në adresën http://www.goo.gl/rnc6nB .

              Firmat që do të marrin pjesë, duhet të dërgojnë formularin e aplikimit edhe në Zyrën e Tregtisë së Jashtme Turke, në adresën : Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Kompleksi “Green Park” Kulla 2 , Kati 6 Nr 20, Tiranë.

              Data e fundit e aplikimit është data 10 tetor 2017.

              Projekte

              749
              Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...