Informacion në lidhje me organizimin e Forumit Botëror të Zhvillimit të Eksportit 25-26 tetor BUDAPEST, HUNGARI

    23

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 25-26 tetor, në Budapest të Hungarisë do të organizohet Forumi Botëror i Zhvillimit të Eksportit.

    Ky forum  i rëndësishëm organizohet nga Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë e Kombeve të Bashkuara (ITC), në bashkëpunim me Qeverinë Hungareze.

    Në kuadër të këtij forumi do të zhvillohet edhe një aktivitet B2B, me fokus teknologjinë ushqimore.

    Regjistrimi për të gjithë të interesuarit bëhet online në linkun e këtij aktiviteti (e gjeni bashkëlidhur në materialet në attach), ndërsa për informacione të tjera mund të dërgoni email në adresën : wedf@intracen.org