Zhvillohet takimi me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson

    35

    Ditën e djeshme, në ambientet e Qendrës për Informimin Evropian, u zhvillua takimi me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Z.Christian Danielsson. Ky takim erdhi tri muaj pas Samitit të Triestes.

    Në fjalën e tij, Z.Danielsson e konsideroi Samitin- një vizion guximtar, përpjekje për të krijuar një zonë ekonomike rajonale përmes realizimit të katër shtyllave:

    -Tregtisë

    -Investimeve

    -Lëvizshmërisë

    -Agjendës digjitale

    Z.Danielsson u ndal edhe në rolin e WB6 CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor), të cilin ai e vlerësoi si një shembull mbresëlënës të bashkëpunimit, duke theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesi financiarisht, sidomos duke akorduar kredi për SME-të. 3.3 miliardë euro është fondi që Bashkimi Evropian do të akordojë për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    E pranishme në takim ishte edhe Milena Harito, koordinatore kombëtare për zonën e lirë ekonomike, e cila shprehu bindjen se do të gjenerojë më shumë mirëqenie për Shqipërinë dhe ftoi biznesin të behët pjesë, më anë të rekomandimeve, për ta bërë rajonin më tërheqës për investime.

    Të pranishme në këtë takim të rëndësishëm ishin dhe Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Majlinda Manushi, si dhe Znj.Uarda Llazi