Marshim kundër informalitetit – Muçostepa: Sipërmarrjet në vend, të formalizohen

    47

    Formalizimi i ekonomisë ka qënë mesazhi i përcjellë këtë të enjtë nga  shoqatat e biznesit, të cilat zgjodhën ta përçonin përmes një marshimi. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Muçostepa, e cila i bëri thirrje sipërmarrjeve të formalizohen.

    Ndërkohë, në fjalën e tij, president i Universitetit Europian të Tiranës,  Adrian Civici, vlerësoi kauzën duke nënvizuar se, nuk dëmton bizneset e vogla, por ndihmon në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe të gjithë shoqërisë. Sipas Civicit një vend nuk mund të ketë zhvillim ekonomik me një nivel informaliteti i cili arrin deri në 40%.

    Shoqatat e biznesit kërkuan të jenë të pranishëm në hartimin e ligjeve  në këtë drejtim, për përmirësimin e tyre si edhe caktimin e një dite në kalendarin e jetës publike si dita kundër informalitetit në biznes. Ndërkohë, të dhënat më të fundit të Komisionit Europian tregojnë se, sektori me informalitetin më të lartë në ekonominë shqiptare është ai agroushqimor.