Nënshkruhet sot në Shkup Memorandumi midis Samit 100 Business Leaders of SEE region dhe WB6 CIF

    184

    Zhvillohet sot në Shkup të Maqedonisë Samiti i gjashtë i Samit 100 Business Leaders of SEE region (Samit 100 i Liderave të Biznesit i Rajonit të Evropës Juglindore).

    Në këtë organizim të gjashtë të këtij Samiti, kryefjala do të jetë konektiviteti .

    Në këtë Samit pritet të nënshkruhet edhe një Memorandum Bashkëpunimi midis Samit 100 dhe WB6 CIF, pjesë e së cilës është edhe Bashkimi I Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Memorandumi do të nënshkruhet nga Z. Zhivko Mukaetov, President i Bordit dhe nga Z.Marko Cadez, President I Bordit Manaxhues të WB6 CIF.

    Ky Memorandum synon të forcojë më tepër bashkëpunimin midis të dyja palëve, me qëllim përmirësimin dhe krijimin e kushteve të favorshme për lidhjen efikase të bizneseve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, ky Memorandum synon të shtojë përpjekjet e veçanta dhe investimet për të formuluar rekomandime të përbashkëta për qeveritë e rajonit, në mënyrë që të arrihet një përmirësim i mëtejshëm i klimës së biznesit dhe ndërtimi i sinergjive të tregut të përbashkët.