Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë merr pjesë në “Tirana Business Matching”

    118

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Znj.Ines Muçostepa ka marr pjesë në eventin “Tirana business matching”, e cila u  zhvillua ditën e djeshme.

    Në këtë event ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë, Z.Edi Rama, i cili u shpreh: “Ju siguroj se kush do të investojë sot në Shqipëri nuk do të pendohet kurrë nesër dhe kush ngurron sot nesër do të thotë sesi ka mundësi që ma morën rradhën disa të tjerë përpara. Ky është momenti për ti dhënë vetes shtytjen për të investuar në Shqipëri. Është një vend që kthen shumë më tepër se çfarë jep, kur di të japësh aty ku duhet dhe ashtu si duhet”.

    I pranishëm gjithashtu ishte edhe

    Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se në infrastrukturë do të investohen  deri në 1 miliard dollarë në formën e PPP-v.

    “Qeveria shqiptare ka llogaritur që me të ardhurat e saj brenda një parashikimi krejt normal për rritjen ekonomike, me hapsirën fiskale që i lejon vendit për të investuar në investime publike, pra në rrugë, ne do të kemi mundësi të investojmë deri në 1 miliar dollarë në rrugë”.

    Ndërkohë kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj prezantoi nismën për një zonë ekonomike në Kashar.

    Kemi identifikuar terrenin, kemi mbi 60 ha, të cilat do jenë të gatshme për kapanone dhe për këdo që nuk do dhimbje koke, por do të takojë vetëm një zyrtar të bashkisë ku bën aplikimin që pastaj të heqë prizën tjetër të premten e ta vërë të hënën për të filluar punën e zhvillimit”, theksoi kreu i bashkisë, Veliaj.

    Tirana Busines Matching u përmbyll më pas me takime B2B midis bizneseve nga e gjithë bota të cilët shërbejnë për të gjetur interesa të përbashkët për të investuar në Shqipëri.