Monthly Archives: November 2017

    96

    Në datë 25 nëntor, në ambientet e hotel Plazza u zhvillua Asambleja e Parë e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi.

    Në këtë takim, morën pjesë mbi 100 sipërmarrës të të dyja vendeve, si dhe personalitete të rëndësishme të politikës dhe biznesit.

    I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri Serb i Ekonomisë, Z. Goran Kneźević, i cili në fjalën e tij u shpreh se ekonomia është iniciuese e progreseve integruese dhe të gjitha sfidat politiko-ekonomike mes dy vendeve duhet të zgjidhen me dialog.

    Ndër të tjera ministri u shpreh optimist duke pohuar se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve duhet të jetë sa më i mirë.

    E pranishme ishte edhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato, e cila u shpreh: “Kompanitë serbe kanë prezencë të fortë në Shqipëri në sektorët e tregut farmaceutik, të shërbimeve të transportit ajror apo të impianteve të trajtimit të ujit. Rrethi i kompanive serbe në vendin tonë vijon të rritet. Është e qartë se besimi i të gjitha palëve është forcuar ndjeshëm vitin e fundit por gjithashtu besojmë se ka rrugë të reja për të eksploruar dhe forcuar bashkëpunimin”.

    Ndërsa Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa u ndal në rolin e WBCIF (Forumi i Investimeve të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor), ndërsa Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, Z. Marko Cadez në krijimin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi falenderoi Znj. Muçostepa për ndihmesën e dhënë.

     

    serbi 2

      92

      Në datë 24 nëntor 2017, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës, zhvilluan në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Forumin Ekonomik Shqipëri-Kinë.

      Ky forum, i cili bëri bashkë sipërmarrës të rëndësishëm të Kinës dhe vendit tonë, ishte një hap tjetër i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve të diplomacisë ekonomike midis dy vendeve.

      Të pranishëm në këtë forum ishin edhe Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, SH.S.ZNJ. Jiang Yu, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato, Drejtoresha e AIDA, Znj. Brisida Shehaj.

      kina 2

       

      kina 3

        99

        Ka çelur dje siparin konferenca e Ambasadorëve me temë, Ridimensionimi i Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi, i cili ka bërë bashkë Ambasadorët shqiptarë në botë.

        Në fokus të veçantë të kësaj konference do të jenë: 1. Tërheqja e investitorëve të huaj në sektorët e ndryshëm prioritarë të ekonomisë; 2. Promovimi dhe zgjerimi i eksporteve, dhe 3. Promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik gjatë të gjithë vitit. Në konferencë do të marrin pjesë relatorë të një profili të lartë shqiptar dhe të huaj.

        Në konferencë është e pranishme dhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, e cila ditën e nesërme do të jetë edhe pjesë e panelit: Implementimi i diplomacisë ekonomike në kuadrin rajonal e më gjerë – roli i agjencive shtetërore dhe nevoja për të           bashkërenduar aktivitetet dhe produktet. Hapësira dhe nevoja për një rol më të theksuar të sektorit privat dheshoqatave të sipërmarrjes, në bashkëpunim mes tyre për  të patur një fokus sektorial dhe makro.

        Konferenca përfundon nesër

          119

          Apply Now – WB6 CIF Permanent Secretariat

          The closing date for the submission of applications is 22 November 2017 at 24.00 (CET). Late applications will not be accepted.

           

           

          The Western Balkans Chambers Investment Forum (WBCIF) has opened its Secretariat in Trieste, in the margin of the WB6 Summit.

          WB CIF represents the voice of over 350,000 companies from the region, mostly small and medium-sized enterprises. The platform serves the purpose of intensifying inter-chamber cooperation in view of fostering business linkages within the region and beyond.

          The establishment of a Secretariat of the WBCIF will allow the organization to increase significantly its operational capacities, including:

          • serving as the voice of the business community of the region, advocating its positions in public-private dialogue with national authorities;
          • providing services to SMEs to facilitate their access to finance, access to market (particularly within the region) and increasing their business skills;
          • Monitoring, on behalf of the private sector of the region, the implementation of the Action Plan, adopted today in Trieste, towards the establishment of the Regional Economic Area.

           

          The Secretariat will operate as the key contact, informative and development point for all activities, projects and initiatives within the Berlin process with the predominant development dimension for the WB6 economies.

          More information on WB CIF you can find on www.wb6cif.eu

          WB CIF is seeking to recruit a Secretary General, Deputy Secretary General and Project Expert.

          If you are interested in working in WB6 CIF, we kindly request you to send us your CV and cover letter in English to info@wb6cif.eu.

           

          The application deadline is Wednesday, 22 November 2017.

          On the links below you can find more information about this positions.

          WB CIF- DEPUTY SECRETARY GENERAL

          WB CIF- SECRETARY GENERAL

          WB CIF- PROJECT EXPERT

           

           

           

          Apliko tani- Sekretariati i përhershëm i WB6 CIF

           

          Afati i fundit  për të aplikuar është 22 nëntor 2017, ora 00.00. Pas këtij afati, nuk do të pranohet asnjë aplikim.

           

           

          Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF) ka hapur Sekretariatin e tij në Trieste. Ky Forum përfaqëson zërin e më shumë se 350.000 bizneseve nga rajoni, kryesisht bizneset e vogla dhe ato mesatare. Platforma ka për qëllim itensifikimin e bashkëpunimit midis Dhomave të Tregtisë, në funksion të nxitjes së lidhjeve të biznesit brenda dhe jashtë rajonit.

           

          Themelimi i Sekretariatit të WB CIF do ti japi mundësi organizatave të rrisin ndjeshëm kapacitetin e tyre operacional, duke:

          • Shërbyer si zëri i komunitetit të bizneseve në rajon, duke mbështetur pozicionet e tij në dialogun publik-privat me autoritetet kombëtare;

           

          • Duke i ofruar SME-ve shërbime për të thjeshtuar aksesin e tyre në financë, aksesin në treg (veçanërisht brenda rajonit), duke rritur aftësinë e tyre të biznesit

           

          • Duke monitoruar, në emër të sektorit privat në rajon, implementimin e Planit të Veprimit, të adaptuar në Trieste, në drejtim të themelimit të Zonës Ekonomike Rajonale.

           

          Sekretariati do të shërbejë si pikë kontakti, informacioni dhe zhvillimi për të gjitha aktivitetet, projektet dhe iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit, për zhvillimin e ekonomive të WB6.

          Më shumë informacione për WB CIF mund të gjeni në: www.wb6cif.eu

           

          WB CIF është duke kërkuar të rekrutojë një Sekretar të Përgjithshëm, një Zëvendës Sekretar të Përgjithshëm dhe një  Ekspert Projektesh.

          Nëse jeni të interesuar të punoni në WB6 CIF,jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe një letër interesi në gjuhën angleze në adresën: info@wb6cif.eu.

           

           

          Afati i fundit i aplikimit është e mërkurë, data 22 nëntor.

           

          Klikoni në linqet e mëposhtme për të mësuar më tepër rreth pozicioneve

          WB CIF- DEPUTY SECRETARY GENERAL

          WB CIF- SECRETARY GENERAL

          WB CIF- PROJECT EXPERT

           

           

            159

            Në datën 14 nëntor 2017, çeli siparin aktiviteti “Energy Expo & Forum 2017”.

            Ky aktivitet pati si fokus kryesor energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë.

            E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, e cila në fjalën hapëse theksoi rëndësinë e kësaj platforme në promovimin e këtij sektori.

            ines expocity 2

            I pranishëm ishte edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Z. Safet Gërxhaliu, si edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Z. Damian Gjiknuri dhe Zëvendës Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Dorina Cinari.

            Ky aktivitet përfundon sot, datë 16 nëntor 2017.

              95
              Kryeministri Edi Rama priti në datën 17 prill, një delegacionin kinez, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli.   Në këtë takim, z. Rama shoqërej nga ministrat Milva Ekonomi, Arben Ahmetaj dhe Sokol Dervishaj, nga Kreytarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, si dhe të tjerë përfaqësues të autoriteteve shqiptare.  Zëvendëskryeministri i Kinës shprehu urime për punën e kryer në këto vite dhe në reformat e ndërmarra. Pala kineze theksoi se pozicioni i Shqipërisë në rajon është strategjik dhe se e shohin të nevojshme rritjen e projekteve të bashkëpunimit pragmatik për të nxitur investimet prate. Aktualisht, Kina ka disa iniciativa bashkëpunimi në rajon, ku Shqipëria është pjesë, si platforma CEEC 16+1 apo “Një brez, një rrugë”. Hapësirat e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve mund të zgjerohet edhe në kuadër të këtyre nismave.

              Kryeministri Rama, duke evidentuar faktin se Kina aktualisht ka investimet më të mëdha në Shqipëri,  theksoi se presim që këto investime të jenë pikë referimi për të mirëpritur investime të tjera. Palët vendosën se duhet intensifikuar puna e Komisionit Ekonomiko-Tregtar, një nismë e dy vendeve që shqyrton potencialet e mundësitë për bashkëpunim. Në takim u dakordësua që ministrat e linjës të shkëmbejnë listat e projekteve strategjike në Shqipëri, për të parë hapësirat ku mund të zgjerohet bashkëpunimi. Ministrja e Ekonomisë u ngarkua si kryetare e Komisionit të Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar midis dy vendeve. Zyra e Kryeministrit së bashku me ambasadoren e Kinës në Tiranë do të ndihmojnë veprimtarinë e Komisionit. Palët vendosën në parim mbajtjen e një tjetër takimi pas dy muajsh në Kinë, për të parë ecurinë e Komisionit me projekte konkrete për bashkëpunim midis dy shteteve.  

                99

                Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa është takuar ditën e hënë me anëtarët e Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare, DAW. Delegacioni gjerman kryesohej nga Presidenti i saj, Z. Hans Jürgen Müller, i cili gjatë takimit vlerësoi rolin e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në zhvillimin ekonomik të vendit.

                Nga ana tjetër, Znj Muçostepa, krahas falenderimeve, shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucionit për çdo bashkëpunim të mundshëm.

                Z. Müller shprehu interesin për të patur një database specifik për sipërmarrësit shqiptarë.

                iiiiiiiii

                Znj. Muçostepa u shpreh se vënia në dispozicion i një database nuk përbën problem sepse Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, duke qenë i vetmi institucion kombëtar që përfaqëson si Dhomat e Tregtisë, ashtu edhe sipërmarrjen, ka bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet dhe shoqatat sektoriale.

                mmmmmmmmmmmm

                Në fund të takimit, u la e hapur mundësia e nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi.

                Në takim morën pjesë edhe Kryetari i ALBEXPORT, Z. Alban Zusi, Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Majlinda Manushi, përfaqësuesje e FIAA (Foreign Investitor Assocition of Albania) Znj. Marinela Jazoj,.

                  80

                  Forumi i Investimeve të Dhomave Ballkanike (WB CIF) organizoi me datë 31 tetor në Bruksel, takimin e parë të koordinatorëve të MAP (Multi-Action Plan)

                  Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa.

                  Në këtë takim, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Z. Goran Svilanoviç, u shpreh:

                  “Tani jemi drejt në mënyrën e zbatimit të MAP-it, gjë që kërkon veprime dhe reforma vendimtare! Megjithëse pjesa më e madhe e përpjekjeve të zbatimit qëndron brenda fushës kombëtare dhe është përgjegjësi e autoriteteve kombëtare, ne të gjithë kemi një përgjegjësi të përbashkët për të siguruar që zbatimi i MAP është real dhe në terren sesa ushtrim burokratik dhe dokumentet ”

                   

                  Pjesëmarrësit morën udhëzimet e zhvilluara nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal dhe Sekretariati i CEFTA-s, lidhur me monitorimin dhe raportimin në zbatimin e MAP REA, për të siguruar manaxhim efikas të procesit të MAP. Sipas Udhëzimeve, qeveritë kombëtare, ku bën pjesë edhe qeveria jonë,  të përfshira në procesin e zbatimit përmes Koordinatorëve të MAP dhe Pikat e Kontakteve të Komponentëve do t’i ushqejnë rezultatet e tyre në Sekretariatin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, i cili do të jetë përgjegjës për përgatitjen e raporteve të zbatimit të MAP REA.

                    82

                    Çeli dje siparin Konferenca Ekonomike Mali i Zi 2017- “Sfidat në rrugën e Bashkimit Evropian”.

                    Konferenca bëri bashkë emrat më të rëndësishëm të politikës dhe të biznesit në rajon.

                    E pranishme në këtë konferencë ishte dhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa, si dhe Zv.Kryeministrja e Shqipërisë, Znj.Senida Mesi.

                     

                    ines mucostepa 1

                     

                    ines mucostepa 2

                    Gjatë një diskutimi të mbajtur me përfaqësues të lartë nga vendet e këtij rajoni, Mesi theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dhe sinergjisë, pavarësisht nga sfidat e ndryshme që çdo shtet mund të ketë. Mesi shprehu bindjen e saj se koordinimi i strategjive midis vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet domosdoshmëri në mënyrë që ato të sinkronizohen me nevojat e qytetarëve dhe sipërmarrjes.

                    Konferenca do të përfundojë ditën e sotme, datë 3 nëntor 2017.

                      107

                      Expocity Albania lancon për herë të parë në vendin tonë Energy Expo & Forum 2017. Në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe Bashkinë Tiranë, Expocity Albania do të organizojë në datat 14-16 nëntor Forumin Ekonomik në Tiranë. Forumi do të ketë në fokus të veçantë në Energjinë e Rinovueshme dhe në Eficencën e Energjisë, ku të gjithë aktorët e tregut të energjisë elektrike do të paraqesin produktet dhe shërbimet e tyre. Në forum do të trajtohet gjithashtu gjendja aktuale e tregut të energjisë elektrike duke përfshirë:  legjislacionin e ri, mundësitë e financimeve dhe investimeve në fushën e energjisë së rinovueshme si dhe eficencën e energjisë. Pjesëmarrësit në këtë organizim do të kenë mundësinë të ndajnë praktikat më të mira në fushën e energjisë, si edhe të ndajnë eksperienca në investimin e energjisë së rinovueshme. Forumi merr një rëndësi e vëmendje të madhe, duke marrë parasysh problematikat qe ka ky sektor aktualisht në Shqipëri.

                      Projekte

                      831
                      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...