Energjia e Rinovueshme dhe Eficenca e Energjisë. Energy Expo & Forum 2017, 14-16 Nëntor

    227

    Expocity Albania lancon për herë të parë në vendin tonë Energy Expo & Forum 2017. Në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe Bashkinë Tiranë, Expocity Albania do të organizojë në datat 14-16 nëntor Forumin Ekonomik në Tiranë. Forumi do të ketë në fokus të veçantë në Energjinë e Rinovueshme dhe në Eficencën e Energjisë, ku të gjithë aktorët e tregut të energjisë elektrike do të paraqesin produktet dhe shërbimet e tyre. Në forum do të trajtohet gjithashtu gjendja aktuale e tregut të energjisë elektrike duke përfshirë:  legjislacionin e ri, mundësitë e financimeve dhe investimeve në fushën e energjisë së rinovueshme si dhe eficencën e energjisë. Pjesëmarrësit në këtë organizim do të kenë mundësinë të ndajnë praktikat më të mira në fushën e energjisë, si edhe të ndajnë eksperienca në investimin e energjisë së rinovueshme. Forumi merr një rëndësi e vëmendje të madhe, duke marrë parasysh problematikat qe ka ky sektor aktualisht në Shqipëri.