Zhvillohet Asambleja e Parë e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi

    408

    Në datë 25 nëntor, në ambientet e hotel Plazza u zhvillua Asambleja e Parë e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi.

    Në këtë takim, morën pjesë mbi 100 sipërmarrës të të dyja vendeve, si dhe personalitete të rëndësishme të politikës dhe biznesit.

    I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri Serb i Ekonomisë, Z. Goran Kneźević, i cili në fjalën e tij u shpreh se ekonomia është iniciuese e progreseve integruese dhe të gjitha sfidat politiko-ekonomike mes dy vendeve duhet të zgjidhen me dialog.

    Ndër të tjera ministri u shpreh optimist duke pohuar se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve duhet të jetë sa më i mirë.

    E pranishme ishte edhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato, e cila u shpreh: “Kompanitë serbe kanë prezencë të fortë në Shqipëri në sektorët e tregut farmaceutik, të shërbimeve të transportit ajror apo të impianteve të trajtimit të ujit. Rrethi i kompanive serbe në vendin tonë vijon të rritet. Është e qartë se besimi i të gjitha palëve është forcuar ndjeshëm vitin e fundit por gjithashtu besojmë se ka rrugë të reja për të eksploruar dhe forcuar bashkëpunimin”.

    Ndërsa Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa u ndal në rolin e WBCIF (Forumi i Investimeve të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor), ndërsa Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, Z. Marko Cadez në krijimin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi falenderoi Znj. Muçostepa për ndihmesën e dhënë.

     

    serbi 2