Monthly Archives: December 2017

    299

    Është festuar në datë 12 dhjetor 2017 në Gjirokastër, 30 vjetori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër.

     

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Gjirokastrës është një ndër dhomat më aktive, që ka krijuar një traditë 30 vjeçare, duke i shërbyer dhe asistuar çdo ndihme dhe nevoje që kanë sipërmarrjet e këtij qarku.

     

    E pranishme në këtë ceremoni festive ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato.Ministrja e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro Furxhi, si dhe deputeti socialist i këtij qarku, Z. Bledi Çuçi

     

    gjirokaster 1

     

    gjirokaster 3

      324

      Katër janë shtyllat në të cilat bazohet strategjia për krijimin e zonës ekonomike rajonale. Gjatë forumit për të ardhmen e zonës ekonomike rajonale janë prezantuar këto katër shtylla, të cilat i janë imponuar sipërmarrjes, pasi është kjo e fundit që do të ketë përfitime konkrete.

      Kështu, për të gjithë investitorët potencialë do të ketë një zgjerim të tregut me rreth 20 milionë konsumatorë.

      Koordinatorja Kombëtare e kësaj zone, Milena Harito, prezantoi katër shtyllat që kanë të bëjnë me investimet, lehtësimin e masave për tregtim, njohjen e diplomave për profesionet e lira si dhe dixhitalizimin.

      Këtë forum e ka përshëndetur edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, si dhe Ministrja e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

      Me krijimin e zonës rajonale ekonomike do të ketë një shpërndarje më të mirë gjeografike të bizneseve, do të ketë investime rajonale si dhe një strategji të re, sa i përket tregjeve kapitale.

        286

        Këshilli i Investimeve (KI) zhvilloi më 6 Dhjetor 2017 mbledhjen e tij të 11-të, të drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Arben Ahmetaj.

        Në fokus të mbledhjes ishte prezantimi dhe diskutimi i gjetjeve të vrojtimit me 146 biznese, kryer nga Sekretariati i KI në bashkëpunim me Univesitetin Epoka gjatë periudhës Korrik – Shtator 2017.

        Vrojtimi kishte për qëllim evidentimin e ecurisë së shqetësimeve kryesore të biznesit, krahasuar me gjetjet e Sekretariatit gjatë 2015-2016, kryesisht lidhur me Inspektimin Tatimor dhe Marrëdhëniet me Administratën Tatimore, Informalitetin, dhe Rimbursimin e TVSH-së. Të pranishëm në mbledhje ishin dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit vendas dhe të huaj.
        Në fjalën e tij, Ministri Ahmetaj vlerësoi arritjet e Këshillit të Investimeve në trajtimin e shqetësimeve të biznesit si dhe njohu nevojën për përpjekje të vazhdueshme nga ana e administratës tatimore për intensifikimin e komunikimit me tatimpaguesit dhe qytetarët në kuadër të luftës kundër informalitetit, thjeshtimit të mëtejshëm të procedurave dhe reformës së derregullimit.

        Reduktimi i burokracive administrative, rritja e profesionalizimit të administratës por dhe incentivimi i bizneseve të ndershme dhe që investojnë janë disa nga kërkesat kryesore të biznesit për të nxitur formalizimin e shpejtë të ekonomisë dhe investimet private.
        Anëtarët e Këshillit vlerësuan gjetjet e vrojtimit dhe shprehën angazhimin për të bashkëpunuar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të rritur eficencën e masave anti-informalitet.

        Ndër të tjera u sugjerua përgatitja e një strategjie të mirëfilltë gjithëpërfshirëse kundër informalitetit, ndërmarrja e fushatave ndërgjegjësuese me publikun për formalizim dhe ndërveprim të vazhdueshëm me bizneset duke nënkuptuar konsultim dhe llogaridhënie.

        E pranishme në këtë takim ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Majlinda Manushi.

          320

          Në datën 11 dhjetor 2017, në ambientet e Hotel Diplomat, u zhvillua Workshopi i Drejtorisë për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me to.

          Në këtë workshop asistuan ekspertë të huaj nga WIPO dhe nga Organizata Ndërkombëtare të Menaxhimit Kolektiv, si CISAC (Konfederata Ndërkombëtare e autorëve dhe kompozitorëve), SAA (Shoqata e Autorvë audiovizualë), IFRRO (Federata Ndërkombëtare e Organizatave të të Drejtave të Riprodhimit), IFPI (Federata Ndërkombëtare e Industrisë së Fonogramit), CREDIDAM (Qendra Rumune për menaxhimin e të drejtave të Interpretuesve) për të zhvilluar këtë workshop si dhe për të ndarë me palën shqiptare eksperiencën e tyre.

          25073102_1986707284983679_2762763691200979277_o

           

          25075131_1986707311650343_3997567090826288294_o

          Temat kryesore që u diskutuan në këtë panel ishin: aspekte ligjore dhe strukturore të menaxhimit kolektiv; strukturat e përshtatshme – sistemi praktik dhe efikas i menaxhimit kolektiv; perspektivat kombëtare dhe rajonale mbi menaxhimin kolektiv; roli i institucioneve shtetërore në monitorimin e AAK-ve si dhe situata aktuale në Shqipëri në menaxhimin kolektiv të të drejtave, etj

          E pranishme në këtë workshop ishte edhe Ministrja e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro Furxhi, si dhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

            362

            Është mbajtur dje, datë 6 dhjetor 2017 në Varshavë të Polonisë, Forumi i Binzesit Shqipëri-Poloni.

            Të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm ishin Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Kryeministrja e Polonisë, Znj. Beata Szydło, përfaqësues të qeverisë polake dhe shqiptare, si dhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

            Znj. Szydło u shpreh se 2017 shënon gjithashtu 80 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

            376A0330

             

            378A2699

             

             

            24883406_10155373364211523_2412240193072450772_o

            Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë u shpreh se midis dy vendeve ka hapësira potenciale reale dhe të pashfrytëzuara, mbi të cilat mund të zhvillohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Polonisë.

            Projekte

            980
            Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...