Zhvillohet takimi i parë informues mbi programin rajonal MAP REA

    584

    Katër janë shtyllat në të cilat bazohet strategjia për krijimin e zonës ekonomike rajonale. Gjatë forumit për të ardhmen e zonës ekonomike rajonale janë prezantuar këto katër shtylla, të cilat i janë imponuar sipërmarrjes, pasi është kjo e fundit që do të ketë përfitime konkrete.

    Kështu, për të gjithë investitorët potencialë do të ketë një zgjerim të tregut me rreth 20 milionë konsumatorë.

    Koordinatorja Kombëtare e kësaj zone, Milena Harito, prezantoi katër shtyllat që kanë të bëjnë me investimet, lehtësimin e masave për tregtim, njohjen e diplomave për profesionet e lira si dhe dixhitalizimin.

    Këtë forum e ka përshëndetur edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, si dhe Ministrja e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

    Me krijimin e zonës rajonale ekonomike do të ketë një shpërndarje më të mirë gjeografike të bizneseve, do të ketë investime rajonale si dhe një strategji të re, sa i përket tregjeve kapitale.