Monthly Archives: January 2018

    214

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Kryeministrinë, organizoi dje takimin informues mbi përfshirjen e sekorit të teknologjisë së informacionit në Zonën Rajonale Ekonomike.

    Të pranishme në këtë takim ishin Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, Koordinatorja Kombëtare për Zonën Rajonale Ekonomike, Znj. Milena Harito, Zv. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Znj. Dorina Cinari, si dhe përfaqësuesit kryesor të sipërmarrjes që i përket sektorit të teknologjisë së informacionit.

    COD 2

    Qëllimi i këtij takimi ishte informimi dhe përfshirja e sektorit të teknologjisë së informacionit në shtyllën e katërt të programit të Zonës Ekonomike Rajonale, e cila synon zhvillimin e infrastrukturës digjitale dhe lehtësim në integrimin brenda tregut digjital Evropian.

    COD 3

     

    COD 4

      152

      Është zhvilluar në datë 24 janar 2018, në ambientet e Hotel Tirana International, Konferenca Rajonale e Ekonomisë: “E ardhmja e Ballkanit: Për një përfshirje globale”.

       

      Konferenca u organizua nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, RTV SCAN dhe ALSE.

      Konferenca bëri bashkë personalitetet më të njohur të politikës dhe ekonomisë, jo vetëm të vendit tonë por edhe në rajon.

       

      Konferenca u zhvillua në tre panele kryesore:

       

      Paneli i parë: Udhëheqja, Institucionet dhe Konvergjenca e Politikave

      Ku morën pjesë Presidenti i Repubikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta, Zv. Kryeministrja e Shqipërisë, Znj. Senida Mesi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Arben Ahmetaj etj.

       

       

      Paneli i dytë: Investimet, Zgjerimi Financiar dhe Përfshirja

      Ku morën pjesë Kryetari i Bashkisë, Z. Erion Veliaj, Presidentja e Bursës së Zagrebit, Znj. Ivana Gazic , Presidenti i Bursës së Beogradit, Z. Sinisa Krneta etj.

       

      Paneli i tretë Zona Ekonomike Rajonale, Bashkëpunimi Ndërkufitar, CIF

      Ku morën pjesë Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, Presidentët e Dhomave të Tregtisë së Ballkanit, si dhe Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Z. Goran Svilanović.

        224

        Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, mori pjesë në datë 27 dhjetor 2017, në takimin “Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes”, të organizuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

         

        Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes 3 pic

        Znj. Muçostepa në fjalën e saj theksoi rëndësinë e përmirësimit të dialogut publik-privat, si një nga elementët kryesor të bashkëpunimit me sipërmarrjen private.

         

        Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes pic 2

        Ajo gjithashtu shprehu vlerësimin pozitiv për ngritjen e kësaj ure të re komunikimimi mes sipërmarrjes dhe qeverisë, duke vlerësuar edhe punën intensive që Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka bërë në këtë drejtim.

        Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të tjerë të sipërmarrjes, si Z. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan, Z. Luan Bregasi, President i Biznes Albania, Znj. Marinela Jahoj, Drejtoreshë Ekzekutive e FIAA etj.

        Projekte

        980
        Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...