Zhvillohet takimi “Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes”

    358

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, mori pjesë në datë 27 dhjetor 2017, në takimin “Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes”, të organizuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

     

    Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes 3 pic

    Znj. Muçostepa në fjalën e saj theksoi rëndësinë e përmirësimit të dialogut publik-privat, si një nga elementët kryesor të bashkëpunimit me sipërmarrjen private.

     

    Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes pic 2

    Ajo gjithashtu shprehu vlerësimin pozitiv për ngritjen e kësaj ure të re komunikimimi mes sipërmarrjes dhe qeverisë, duke vlerësuar edhe punën intensive që Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka bërë në këtë drejtim.

    Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të tjerë të sipërmarrjes, si Z. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan, Z. Luan Bregasi, President i Biznes Albania, Znj. Marinela Jahoj, Drejtoreshë Ekzekutive e FIAA etj.