Zhvillohet në Tiranë Konferenca Rajonale Ekonomike: “E ardhmje e Ballkanit: Për një përfshirje globale”

    248

    Është zhvilluar në datë 24 janar 2018, në ambientet e Hotel Tirana International, Konferenca Rajonale e Ekonomisë: “E ardhmja e Ballkanit: Për një përfshirje globale”.

     

    Konferenca u organizua nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, RTV SCAN dhe ALSE.

    Konferenca bëri bashkë personalitetet më të njohur të politikës dhe ekonomisë, jo vetëm të vendit tonë por edhe në rajon.

     

    Konferenca u zhvillua në tre panele kryesore:

     

    Paneli i parë: Udhëheqja, Institucionet dhe Konvergjenca e Politikave

    Ku morën pjesë Presidenti i Repubikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta, Zv. Kryeministrja e Shqipërisë, Znj. Senida Mesi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Arben Ahmetaj etj.

     

     

    Paneli i dytë: Investimet, Zgjerimi Financiar dhe Përfshirja

    Ku morën pjesë Kryetari i Bashkisë, Z. Erion Veliaj, Presidentja e Bursës së Zagrebit, Znj. Ivana Gazic , Presidenti i Bursës së Beogradit, Z. Sinisa Krneta etj.

     

    Paneli i tretë Zona Ekonomike Rajonale, Bashkëpunimi Ndërkufitar, CIF

    Ku morën pjesë Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, Presidentët e Dhomave të Tregtisë së Ballkanit, si dhe Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Z. Goran Svilanović.