Monthly Archives: February 2018

    216

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë ju informon se në datat 21 mars-1 prill 2018, në Stamboll të Turqisë do të zhvillohet edicioni i 13 të i panairit ndërkombëtar “Ideal Homex 2018”.

    Produktet kryesore të këtij panairi janë si më poshtë:

    Pajisje të ndryshme shtëpiake, si enë kuzhine, produkte plastike, produkte qelqi e porcelain, produkte tekstile për shtëpi, aksesorë kuzhine dhe banjoje, pajisje elektrike etj.

    Informacione më të detajuar rreth këtij panairi i gjeni në linkun

    http://www.idealhomefuari.com/

    Vizitorëve në panair, do t’u sigurohet hoteli me mëngjesin e përfshirë, si dhe transfertat aeroport-hotel-panair. Hyrja në panair për vizitorët është falas.

    Programi i panairit është si më poshtë:

     

    28 Mars  e Mërkurë Mbërritja në Stamboll
     29Mars  e Enjte Takime dypalëshe me firmat Turke / Briefing
     30Mars  e Premte Vizitë në Panair/ Vizitë në fabrikat e prodhimit
     31Mars e Shtunë Largimi nga Stambolli

     

    Lutet konfirmimi juaj brenda datës 9 mars 2018 në adresën info@uccial.al

     

      203
      PANAIRI  / AKTIVITETI QYTETI DATA SEKTORET PROGRAMI Data e Fundit e Aplikimit Pjesemarresit
      UNICERA Istanbul-Panairi i qeramikes, pajisjeve te banjesdhekuzhines Stamboll 27 Shkurt-03 Mars 2018 Qeramika 26 Shkurt: Mberritja

      27 Shkurt: Takimedypaleshe

      28 Shkurt: Vizite ne Panair

      01 Mars   :Kthimi

      19 Shkurt 2018 Vetem firma
      Modeko 2018- Panairi i 29 Nderkombetar i Mobiljes, dekorimit, mobiljevepershtepidhezyra Izmir 07-11 Mars 2018 Mobiljedhedekorim 06 Mars   : Mberritja

      07 Mars  : Takimedypaleshe

      08 Mars   : Vizite ne Panair

      09 Mars   :Kthimi

      26 Shkurt2018 Vetem firma
      WIN EURASIA CeMAT 2018 Istanbul 15-18 Mars 2018 Logjistike 14 Mars : Mberritja

      15 Mars : Takimedypaleshe

      16 Mars   : Vizite ne Panair

      17 Mars   :Kthimi

      01 Mars  2018 Vetem firma
      Konya Tarim 2018-Panairi i 16.te i pajisjevedheteknologjise te bujqesise Konya 20-24 Mars 2018 Bujqesidheteknologjite e bujqesise 19 Mars   : Mberritja

      20 Mars  : Takimedypaleshe

      21 Mars  : Vizite ne Panair

      22 Mars   :Kthimi

      05 Mars  2018 Vetem firma
      Co-MatchingAktiviteti i TakimeveDypaleshe Kocaeli 21-22 Mars 2018 Makineri, elektronike, ndertim 20 Mars   : Mberritja

      21 Mars  : Takimedypaleshe

      22 Mars  : Takimedypaleshe

      23 Mars   :Kthimi

      06 Mars  2018 Vetem firma
      Panairi i 13.te NderkombetarHomex , i tekstilitshtepiak, produketevedekorativeshtepiake Istanbul 29Mars -01 Prill  2018 Dekorimedhepajisjeshtepiake 28 Mars   : Mberritja

      29 Mars  : Takimedypaleshe

      30 Mars  : Vizite ne Panair

      31 Mars   :Kthimi

      12 Mars  2018 Vetem firma
      Panairi i 16.te i materialeve te ndertimit, pajisjeve te ngrohjes,teknologjive te ajrimit, gazitnatyroretj Bursa 11-15 Prıll 2018 Ndertim 10 Prill    : Mberritja

      11 Prill  : Vizite ne Panair

      12 Prill  : Takimedypaleshe

      13 Prill   :Kthimi

      30 Mars  2018 Vetem firma

       

        158

        I/ E nderuar,

        Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është kontaktuar nga kompania polake MK WIND, kompani e cila ka shfaqur interesin për të investuar në vendin tonë në fushën e energjisë së erës.

        MK WIND është një kompani e themeluar në vitin 2009, aktiviteti i së cilës fokusohet në shitblerje, çmontime dhe mbështetje teknike në fushën e energjisë së erës.

        Kjo kompani ka një përvojë të gjerë në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe në 4 vitet e fundit ka kryer disa çmontime të fermave të erës, kryesisht në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Poloni.

        Lutet shprehja e interesit tuaj për të bashkëpunuar me këtë kompani tek adresa info@uccial.al në mënyrë që të mundësojmë kontaktin.

         

        Me respekt,

          158

          Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Dhomat e Tregtisë të Arabisë Saudite, do të organizojnë në fund të muajit prill 2018, në Riad të Arabisë Saudite, një forum biznesi.

           

          Ky forum vjen i iniciuar nga interesi që kanë shfaqur biznesmenët sauditë për të investuar në Shqipëri, ndaj kjo është një mundësi për të gjithë sipërmarrësit shqiptar.

           

          Gjatë këtij forumi, do të zhvillohen edhe takime B2B, ku sipërmarrësit shqiptar do të kenë mundësi të krijojnë kontakte dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me sipërmarrësit sauditë, si dhe do të organizohen edhe takime në terren në bizneset në Arabinë Saudite.

           

          Lutet konfirmimi i pjesëmarrjes tuaj sa më parë në adresën info@uccial.al

           

          Për detaje të tjera do të njoftoheni në vazhdim.

           

            194

            Është zhvilluar në datë 26 shkurt në Londër, Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë Samit të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), morën pjesë Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, midis tyre edhe Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama.

            Kryeministri Rama, duke radhitur tre prioritetet kyçe të Shqipërisë në drejtim të infrastrukturës, theksoi se, në kushtet aktuale, pra pa financime shtesë, autostradës Adriatiko-Joniane, që është një prej projekteve më të rëndësishme të rajonit, do t`i duheshin më shumë se 5 dekada për t’u përfunduar.

            Sa i përket dy prioriteteve të tjera, Kryeministri shqiptar rradhiti tregun e përbashkët në Ballkan si dhe digjitalizimin, që vijon të mbetet një sfidë kyçe për rajonin.

            Sa i përket tregut të përbashkët, ai vuri theksin te pengesat e shumta doganore mes dy vendeve, që aktualisht përkthehen në rreth 3600 orë pritje nëpër kufij.

            Në këtë Samit, u lançua edhe platforma online e investimeve.

            Platforma online e investimeve, iniciativë e WB CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor) , ka për qëllim lehtësimin e aksesit në treg dhe rritjen e investitorëve të huaj në rajon. Platforma online do ti ofrojë investitorëve të huaj akses të vazhdueshëm në mundësitë për të investuar në Ballkanin Perëndimor.

             

             

             

              153

              Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon së në datat 14-16 maj 2018, në Katowice tw Polonisë, do të organizohet edicioni i 10të i Kongresit Ekonomik Evropian.

              Në këtë kongres do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të biznesit, president të kompanive lider, studiues, politikanë dhe ekspertë vendas, nga Evropa dhe bota.

              Kongresi Ekonomik është një platform e shkëmbimit të eksperiencave, ideve dhe mendimeve midis përfaqësuesve të botës së ekonomisë dhe politikës.

              Në edicionin  e kaluar, në të cilin u zhvilluan 132 panele, ishin të pranishëm rreth 9000 pjesëmarrës.

               

              Më tepër informacione rreth Kongresit mund të merrni edhe në website-n www.eecpoland.eu

                411

                Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se për t’u njohur me panairet që do të zhvillohen në Turqi përgjatë vitit 2018, duhet të kontaktoni në adresën info@uccial.al.

                Ju informojmë se vizita e sipërmarrjeve shqiptare në këto panaire, do të suportohet nga shteti turk, duke ju mbulur shpenzimet e mëposhtme:

                 

                Hoteli me mëngjesin gjatë qendrimit të programit

                Transporti Aeroport-Hotel-Panair-Hotel-Aeroport

                Hyrja në panair është falas

                 

                Në këto panaire do të zhvillohen edhe takime B2B.

                 

                 

                  134

                  Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, Ministrinë e Kulturës (Drejtoria për të Drejtën e Autorit) organizojnë në datë 28 shkurt 2018, ora 11.00, në Godinën e Inovacionit (Salla Protik) workshopin:

                   

                  “Programet financiare të BE, Pronësia Industriale dhe e Drejta e Autorit”

                   

                  Në këtë seminar do të keni mundësi të informoheni mbi instrumentin e SME të Programit H2020 të BE, i cili ofron grante për SME-të e çdo fushe, që kanë ide inovative për produkte, shërbime apo elementë të tjerë.

                   

                  Çdo SME, përmes instrumentit SME të H2020 mund të aplikojë për nivele të ndryshme grantesh, që fillojnë nga shuma 50.000 euro deri ne 2 milion euro.

                   

                  Për më tepër informacione, kontaktoni në adresën info@uccial.al

                    303

                    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Konfederatën e Industrisë së Republikës Çeke, organizoi në datë 21.02.2018 Forumin e përbashkët të biznesit Shqipëri-Çeki.

                    Ky forum, i cili u organizua ne kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Senatit të Republikës Çeke, SH.T.Z Milan Štĕch, morën pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, SH.T.Z Gramoz Ruçi dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato.

                    Në përfundim të forumit, u nënshkrua edhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Konfederatës së Industrisë së Republikës Çeke, Memorandum që do të forcojë më tej bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

                    forumi shqiperi ceki 2

                     

                    forumi shqiperi ceki 5

                    Sipërmarrjet shqiptare patën mundësi të krijonin kontakte direkte me sipërmarrësit çek, gjatë takimeve B2B që u zhvilluan pas përfundimit të forumit.

                    forumi shqiperi ceki 3

                      277

                      Është zhvilluar në Tiranë në datë 19 shkurt, Forumi i biznesit Shqipëri- Itali.

                      Në këtë forum, ku morën pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane, ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

                      Kryeministri Rama mori pjesë në panelin e parë të forumit, i cili u moderua nga Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

                      forumi shqiperi-itali

                      forumi shqiperi itali 2

                       

                      forumi shqiperi itali 3

                      Në fjalën e tij, teksa vlerësoi ngjashmërinë mes dy vendeve, Kryeministri Rama theksoi se në Shqipëri po punohet për të lehtësuar burokracinë, ndërsa avantazh për biznesmenët italianë janë taksat më të ulëta se sa vendin fqinj.

                      “Shqipëria është një vend që jo vetëm rritet, por një vend që italianët ndihen në shtëpinë e tyre. Jemi italianë me të njëjtat vlera e defekte. Jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë, për të bërë, e për të fituar. Përveç problemeve, pengesave, Shqipëria i garanton të gjitha këto. Ka një mënyrë të jetuari që ngjajnë me tuajën, me avantazhin që ka taksa më të ulëta. Edhe ne duhet të vazhdojmë të lehtësojmë burokracinë. Jemi shumë poshtë jush për taksa. Për ulje taksash nuk do më mbështeste ministri që kam”, u shpreh Rama.

                      Ndërsa Ambasadori Italian, SH.T.Z Alberto Cutillo, vuri theksin te reforma në drejtësi, e cila sipas tij është mjaft e rëndësishme tërheqjen e më shumë investimeve të huaja. Ai u shpreh se Shqipëria ka potencialin të kthehet në portë hyrëse për Ballkanin Perëndimor.

                      “Reforma presim që të tërheq më shumë investues. Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik. Ndërmarrjet italiane do të mbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet”, deklaroi Ambasadori.

                      Projekte

                      1001
                      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...