Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizon takim me Komitetin Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike me Evropën Juglindore.

    627

    Është organizuar në datë 1 shkurt një mëngjes pune midis përfaqësuesve të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Komitetit Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike për Evropën Juglindore.

    Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare për të parën herë të Drejtorit Ekzekutiv të këtij Komiteti, Z. Michael Harms.

    Z. Harms ishte i shoqëruar nga disa sipërmarrës gjerman.

    komiteti gjerman 2

     

    gjermani 3

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa në fjalën e saj përshëndeti delegacionin gjerman dhe e konsideroi vizitën si një hap tjetër konkret për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

    Të pranishëm në takim ishin edhe Z. Genti Beqiri, CEO i R&T Group Z. Renis Tërshana, CEO i Balfin Group, Znj. Edlira Muka, CEO i Abi Bank, Z. Andi Ballta, CEO i ABKons, Z. Josif Gjani