Reforma në inspektorate, Hajdari: Efikasitet i administratës dhe lehtësim për biznesin

    270

    Reforma e nisur tashmë në sistemin e inspektimit do të sjellë jo vetëm një përmirësim të administratës publike, por edhe lehtësi për biznesin.

    Kështu u shpreh kryeinspektori Shkëlqim Hajdari gjatë një konference të organizuar për këtë reformë dhe njohjen e komunitetit të biznesit më të.

    Sipas tij, gjatë këtij viti do të nisë implementimi edhe me listat e verifikimit, dokumenteve standard për kryerjen e inspektimeve online edhe për trupat inspektuese pranë pushtetit vendor.

    Inspektori i Përgjithshëm i Administratës Publike Franceze, Michel Rouzeau, përcolli përvojën e institucionit të tij, por dhe i rekomandoi homologut shqiptar të jetë i pavarur dhe efikas në punën e tij.

    Një reformë në trupat e inspektimit, dhe sidomos vlerësimi online, është mbështetur nga komuniteti i biznesit.

    Gjatë këtij aktiviteti Inspektori i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe ai i Francës nënshkruan një memorandum të përbashkët bashkëpunimi, ku pritet një rritje e shkëmbimit të asistencës teknike, përvojës dhe trajnimit të trupave të inspektimit.

    Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.