Zhvillohet Konferenca Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve Administrative

    200

    Është zhvilluar në datë 7 shkurt 2018, Konferenca Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve Administrative, ku qeveria bëri një bilanc të punës në katër muaj për shkurtimin e burokracive në administratë për qytetarët dhe sipërmarrjen.

    Në fjalën e tij, Kryeministrit Edi Rama nënvizoi se modernizimi i shërbimeve ka për  qëllim mbajtjen e duarve larg xhepave të qytetarëve dhe të bizneseve.

    Sipas Kryeministrit, në fund të pranverës do të bëhet i mundur eliminimi i doganierit edhe për eksportet ashtu si është bërë për importet.

    Për Ministrin e Ekonomisë dhe të Financave, Z. Arben Ahmetaj, procesi i derregullimit ka bërë të mundur lehtësimin e procedurave për sipërmarrjen. Ndërkohë që në fund të marsit do të kalojnë online edhe dokumentet që i duhen një nënë për të siguruar lejen e barrëlindjes.

    Procesi i derregullimit ka patur edhe efekte pozitive sa i përket klimës së biznesit në vend, sipas Ministres së Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato.

    Një rëndësi e veçantë në procesin e derregullimit i është kushtuar edhe platformës për bashkëqeverisjen me qytetarët.

    E pranishme në këtë konferencë ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.