Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizon takim me Delegacionin e Dhomes se Ulet së Parlamentit të Mbreterise së Bashkuar

    352

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, organizoi në datë 14 shkurt, takim me delegacionin e deputetëve të Dhomës së Ulët të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

    Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, Z. Andrea Xhavara, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Fierit, Z. Shezai Çobo, dhe përfaqësuesja e KASH, Znj. Enida Shena, u diskutua kryesisht rreth bujqësisë, sektorit të agrobiznesit dhe problematikave që ka ky sektor.

    Deputetët anglezë i drejtuar përfaqësuesve shqiptar pyetje rreth sektorit të bujqësisë dhe problematikave, që sipas tyre, e pengojnë këtë sektor të zhvillohet më tej.

    Në takim gjithashtu u dhanë sugjerime mbi rolin që shteti duhet të luaj, për forcimin e këtij sektori.