FTESË PËR PJESËMARRJE NË WORKSHOP “PROGRAMET FINANCIARE TË BE”, PROGRAMI H2020, DT 28 SHKURT, ORA 11.00

    134

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, Ministrinë e Kulturës (Drejtoria për të Drejtën e Autorit) organizojnë në datë 28 shkurt 2018, ora 11.00, në Godinën e Inovacionit (Salla Protik) workshopin:

     

    “Programet financiare të BE, Pronësia Industriale dhe e Drejta e Autorit”

     

    Në këtë seminar do të keni mundësi të informoheni mbi instrumentin e SME të Programit H2020 të BE, i cili ofron grante për SME-të e çdo fushe, që kanë ide inovative për produkte, shërbime apo elementë të tjerë.

     

    Çdo SME, përmes instrumentit SME të H2020 mund të aplikojë për nivele të ndryshme grantesh, që fillojnë nga shuma 50.000 euro deri ne 2 milion euro.

     

    Për më tepër informacione, kontaktoni në adresën info@uccial.al