Zhvillohet forumi i biznesit Shqipëri- Itali

    435

    Është zhvilluar në Tiranë në datë 19 shkurt, Forumi i biznesit Shqipëri- Itali.

    Në këtë forum, ku morën pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane, ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

    Kryeministri Rama mori pjesë në panelin e parë të forumit, i cili u moderua nga Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

    forumi shqiperi-itali

    forumi shqiperi itali 2

     

    forumi shqiperi itali 3

    Në fjalën e tij, teksa vlerësoi ngjashmërinë mes dy vendeve, Kryeministri Rama theksoi se në Shqipëri po punohet për të lehtësuar burokracinë, ndërsa avantazh për biznesmenët italianë janë taksat më të ulëta se sa vendin fqinj.

    “Shqipëria është një vend që jo vetëm rritet, por një vend që italianët ndihen në shtëpinë e tyre. Jemi italianë me të njëjtat vlera e defekte. Jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë, për të bërë, e për të fituar. Përveç problemeve, pengesave, Shqipëria i garanton të gjitha këto. Ka një mënyrë të jetuari që ngjajnë me tuajën, me avantazhin që ka taksa më të ulëta. Edhe ne duhet të vazhdojmë të lehtësojmë burokracinë. Jemi shumë poshtë jush për taksa. Për ulje taksash nuk do më mbështeste ministri që kam”, u shpreh Rama.

    Ndërsa Ambasadori Italian, SH.T.Z Alberto Cutillo, vuri theksin te reforma në drejtësi, e cila sipas tij është mjaft e rëndësishme tërheqjen e më shumë investimeve të huaja. Ai u shpreh se Shqipëria ka potencialin të kthehet në portë hyrëse për Ballkanin Perëndimor.

    “Reforma presim që të tërheq më shumë investues. Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik. Ndërmarrjet italiane do të mbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet”, deklaroi Ambasadori.