Zhvillohet forumi i përbashkët i biznesit Shqipëri-Çeki

    281

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Konfederatën e Industrisë së Republikës Çeke, organizoi në datë 21.02.2018 Forumin e përbashkët të biznesit Shqipëri-Çeki.

    Ky forum, i cili u organizua ne kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Senatit të Republikës Çeke, SH.T.Z Milan Štĕch, morën pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, SH.T.Z Gramoz Ruçi dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato.

    Në përfundim të forumit, u nënshkrua edhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Konfederatës së Industrisë së Republikës Çeke, Memorandum që do të forcojë më tej bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

    forumi shqiperi ceki 2

     

    forumi shqiperi ceki 5

    Sipërmarrjet shqiptare patën mundësi të krijonin kontakte direkte me sipërmarrësit çek, gjatë takimeve B2B që u zhvilluan pas përfundimit të forumit.

    forumi shqiperi ceki 3