Informacion mbi organizimin e edicionit të 10të të Kongresit Ekonomik Evropian, 14-16 maj 2018, Katowice, Poloni

    259

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon së në datat 14-16 maj 2018, në Katowice tw Polonisë, do të organizohet edicioni i 10të i Kongresit Ekonomik Evropian.

    Në këtë kongres do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të biznesit, president të kompanive lider, studiues, politikanë dhe ekspertë vendas, nga Evropa dhe bota.

    Kongresi Ekonomik është një platform e shkëmbimit të eksperiencave, ideve dhe mendimeve midis përfaqësuesve të botës së ekonomisë dhe politikës.

    Në edicionin  e kaluar, në të cilin u zhvilluan 132 panele, ishin të pranishëm rreth 9000 pjesëmarrës.

     

    Më tepër informacione rreth Kongresit mund të merrni edhe në website-n www.eecpoland.eu