FTESË PËR PJESËMARRJE NË FORUMIN E BIZNESIT, ARABI SAUDITE, PRILL 2018

    182

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Dhomat e Tregtisë të Arabisë Saudite, do të organizojnë në fund të muajit prill 2018, në Riad të Arabisë Saudite, një forum biznesi.

     

    Ky forum vjen i iniciuar nga interesi që kanë shfaqur biznesmenët sauditë për të investuar në Shqipëri, ndaj kjo është një mundësi për të gjithë sipërmarrësit shqiptar.

     

    Gjatë këtij forumi, do të zhvillohen edhe takime B2B, ku sipërmarrësit shqiptar do të kenë mundësi të krijojnë kontakte dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me sipërmarrësit sauditë, si dhe do të organizohen edhe takime në terren në bizneset në Arabinë Saudite.

     

    Lutet konfirmimi i pjesëmarrjes tuaj sa më parë në adresën info@uccial.al

     

    Për detaje të tjera do të njoftoheni në vazhdim.