Përcillet informacion për panairin “IDEAL HOMEX 2018”, Stamboll, 21 mars-1 prill 2018

    391

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë ju informon se në datat 21 mars-1 prill 2018, në Stamboll të Turqisë do të zhvillohet edicioni i 13 të i panairit ndërkombëtar “Ideal Homex 2018”.

    Produktet kryesore të këtij panairi janë si më poshtë:

    Pajisje të ndryshme shtëpiake, si enë kuzhine, produkte plastike, produkte qelqi e porcelain, produkte tekstile për shtëpi, aksesorë kuzhine dhe banjoje, pajisje elektrike etj.

    Informacione më të detajuar rreth këtij panairi i gjeni në linkun

    http://www.idealhomefuari.com/

    Vizitorëve në panair, do t’u sigurohet hoteli me mëngjesin e përfshirë, si dhe transfertat aeroport-hotel-panair. Hyrja në panair për vizitorët është falas.

    Programi i panairit është si më poshtë:

     

    28 Mars  e Mërkurë Mbërritja në Stamboll
     29Mars  e Enjte Takime dypalëshe me firmat Turke / Briefing
     30Mars  e Premte Vizitë në Panair/ Vizitë në fabrikat e prodhimit
     31Mars e Shtunë Largimi nga Stambolli

     

    Lutet konfirmimi juaj brenda datës 9 mars 2018 në adresën info@uccial.al