Përcjellim informacion për bashkëpunim me kompaninë polake MK WIND

    137

    I/ E nderuar,

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është kontaktuar nga kompania polake MK WIND, kompani e cila ka shfaqur interesin për të investuar në vendin tonë në fushën e energjisë së erës.

    MK WIND është një kompani e themeluar në vitin 2009, aktiviteti i së cilës fokusohet në shitblerje, çmontime dhe mbështetje teknike në fushën e energjisë së erës.

    Kjo kompani ka një përvojë të gjerë në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe në 4 vitet e fundit ka kryer disa çmontime të fermave të erës, kryesisht në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Poloni.

    Lutet shprehja e interesit tuaj për të bashkëpunuar me këtë kompani tek adresa info@uccial.al në mënyrë që të mundësojmë kontaktin.

     

    Me respekt,