Monthly Archives: February 2018

    171

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, organizoi në datë 14 shkurt, takim me delegacionin e deputetëve të Dhomës së Ulët të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

    Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, Z. Andrea Xhavara, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Fierit, Z. Shezai Çobo, dhe përfaqësuesja e KASH, Znj. Enida Shena, u diskutua kryesisht rreth bujqësisë, sektorit të agrobiznesit dhe problematikave që ka ky sektor.

    Deputetët anglezë i drejtuar përfaqësuesve shqiptar pyetje rreth sektorit të bujqësisë dhe problematikave, që sipas tyre, e pengojnë këtë sektor të zhvillohet më tej.

    Në takim gjithashtu u dhanë sugjerime mbi rolin që shteti duhet të luaj, për forcimin e këtij sektori.

      130

      Është zhvilluar në datë 7 shkurt 2018, Konferenca Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve Administrative, ku qeveria bëri një bilanc të punës në katër muaj për shkurtimin e burokracive në administratë për qytetarët dhe sipërmarrjen.

      Në fjalën e tij, Kryeministrit Edi Rama nënvizoi se modernizimi i shërbimeve ka për  qëllim mbajtjen e duarve larg xhepave të qytetarëve dhe të bizneseve.

      Sipas Kryeministrit, në fund të pranverës do të bëhet i mundur eliminimi i doganierit edhe për eksportet ashtu si është bërë për importet.

      Për Ministrin e Ekonomisë dhe të Financave, Z. Arben Ahmetaj, procesi i derregullimit ka bërë të mundur lehtësimin e procedurave për sipërmarrjen. Ndërkohë që në fund të marsit do të kalojnë online edhe dokumentet që i duhen një nënë për të siguruar lejen e barrëlindjes.

      Procesi i derregullimit ka patur edhe efekte pozitive sa i përket klimës së biznesit në vend, sipas Ministres së Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato.

      Një rëndësi e veçantë në procesin e derregullimit i është kushtuar edhe platformës për bashkëqeverisjen me qytetarët.

      E pranishme në këtë konferencë ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

        282

        Është organizuar në datë 1 shkurt një mëngjes pune midis përfaqësuesve të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Komitetit Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike për Evropën Juglindore.

        Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare për të parën herë të Drejtorit Ekzekutiv të këtij Komiteti, Z. Michael Harms.

        Z. Harms ishte i shoqëruar nga disa sipërmarrës gjerman.

        komiteti gjerman 2

         

        gjermani 3

        Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa në fjalën e saj përshëndeti delegacionin gjerman dhe e konsideroi vizitën si një hap tjetër konkret për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

        Të pranishëm në takim ishin edhe Z. Genti Beqiri, CEO i R&T Group Z. Renis Tërshana, CEO i Balfin Group, Znj. Edlira Muka, CEO i Abi Bank, Z. Andi Ballta, CEO i ABKons, Z. Josif Gjani

         

          800

          U zhvillua sot tryeza e dytë publike në kuadër të Reformës së Shërbimeve Publike dhe ecurisë së Procesit të Deregulimit.

          Zëvendëskryeministrja Senida Mesi tha se përmes kësaj reforme po bëjmë përpjekje për të ulur korrupsionin, duke shtuar më tej se së shpejti 100 për qind e shërbimeve do të bëhen online.

          Ndërkohë, në fjalën e tij Ministri i Financave dhe Ekonomisë u shpreh se qendra e re te Doganat ul korrupsionin dhe shmang kontaktin e drejtpërdrejtë me doganierin. Po ashtu, sipas tij kjo përkthehet në transparencë dhe në kohë të kursyer, pasi të gjitha shërbimet doganore do të transferohen online.

          Ahmetaj tha se në mes të prillit pritet të vihet në funksion edhe shërbimi online ‘e-eksporte’.

          “Brenda mesit të prillit do të vihet në punë shërbimi e-eksporte, një shërbim 24 orësh, ku përmes tij agjencitë kanë mundësi të kryejnë shërbimin e eksportit.”

          Po ashtu, ministri vijoj më tej se do të ndërmerret një hap i tretë në periudhën gusht-shtator, ku do të bëhet gjurmimi i plotë i trafikut komercial, që sipas tij do të ulë çdo pikëpyetje në ambientin ekonomik mes sipërmarrjes dhe doganave, duke vijaur më tej me procesin e licensimit dhe autorizimeve si dhe vlerësimin e eksporteve. Ndërkohë, shtoi se në Dogana dhe Tatime janë ndërtuar profile të sipërmarrjes ndër vite, që sipas tij nënkupton se ato të cilat nuk kanë pasur probleme, nuk do t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar.

          Ndërkohë, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato tha kjo reformë synon lehtësimin, thjeshtëzimin e të gjitha procedurave që ndjekin qytetarët dhe sipërmarrja. Sa i takon lejeve për ushtrim aktiviteti, Qato tha se pajisja me këtë shërbim do të ofrohet nga zyra përkatëse, që sipas saj është kjo e fundit e cila do të bëjë edhe verifikimin në mënyrë që sipërmarrësi të ketë një dosje të plotë. Ajo tha gjithashtu se po punohet që një pjesë e lejeve dhe autorizimeve t’i akordohen Dhomave të Tregtisë, në mënyrë që edhe sipërmarrësit të lidhin kontakte me to.

          E pranishme në këtë takim ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

            169

            Reforma e nisur tashmë në sistemin e inspektimit do të sjellë jo vetëm një përmirësim të administratës publike, por edhe lehtësi për biznesin.

            Kështu u shpreh kryeinspektori Shkëlqim Hajdari gjatë një konference të organizuar për këtë reformë dhe njohjen e komunitetit të biznesit më të.

            Sipas tij, gjatë këtij viti do të nisë implementimi edhe me listat e verifikimit, dokumenteve standard për kryerjen e inspektimeve online edhe për trupat inspektuese pranë pushtetit vendor.

            Inspektori i Përgjithshëm i Administratës Publike Franceze, Michel Rouzeau, përcolli përvojën e institucionit të tij, por dhe i rekomandoi homologut shqiptar të jetë i pavarur dhe efikas në punën e tij.

            Një reformë në trupat e inspektimit, dhe sidomos vlerësimi online, është mbështetur nga komuniteti i biznesit.

            Gjatë këtij aktiviteti Inspektori i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe ai i Francës nënshkruan një memorandum të përbashkët bashkëpunimi, ku pritet një rritje e shkëmbimit të asistencës teknike, përvojës dhe trajnimit të trupave të inspektimit.

            Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

             

              182

              U zhvillua në datë 31 janar, në ambientet e Hotel Tirana, takimi vjetor me investitorët e huaj, ku u prezantua edhe libri i bardhë i propozimeve për Qeverinë.

               

              Qëllimi i këtyre propozimeve është përmirësimi i klimës së investimeve në vend.

               

               

              Në këtë takim e pranishme ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa

                191

                Është zhvilluar në Trieste takimi dy ditor i CIF (Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor).

                Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe Presidentja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, u diskutuan aktivietet e CIF dhe plani vjetor i punës, duke përfshirë edhe buxhetin.

                trieste 29.1

                 

                 

                Një vëmendje të veçantë në këtë takim iu kushtua edhe pregatitjes së CIF për pjesëmarrje në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet në datë 26 shkurt në Londër.

                Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është një nga gjashtë Dhomat themeluese të CIF.

                Projekte

                1001
                Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...