Monthly Archives: March 2018

    95

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në aktivitetin e organizuar në datë 27 mars nga Konfindustria Italiane në Shqipëri: “Reforma në drejtësi, Element thelbësor për Investimet e huaja”

     

    Në këtë aktivitet të zhvilluar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Konfindustrisë Italiane në Shqipëri, mori pjesë edhe Ambasadori Italian SH.T.Z Alberto Cutillo, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh:  “Reforma në drejtësi po hyn në një fazë të rëndësishme. Kjo fazë sigurisht nuk do të jetë e shkurtër, por jam i sigurt se bizneset do të kenë mundësi të prekin rezultatet pozitive që do të vijnë nga kjo reformë. Rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve do ta përmirësojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, me përfitime edhe për klimën e biznesit”Reforma në Drejtësi, Element thelbësor për Investimet e huaja 1

      104

      Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë ditën e sotme në tryezën mbi punësimin, të organizuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

      Kjo tryezë, ku morën pjesë grupet e interesit dhe përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse, u përqëndrua në formulimin e rekomandimeve mbi hartimin e një strategjie për nxitjen e punësimit dhe përfshirjen e komunitetit të biznesit në mënyrë aktive në këtë strategji.

       

      tryeza e sipermarrjes 2

       

      tryeza e sipermarrjes 3

       

      tryeza e sipermarrjes 4

       

        83

        Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 10-14 prill 2018, në Mostar të Bosnjës dhe Herzegovinës, do të organizohet Panairi i Bujqësisë.

        Në këtë panair, i cili zhvillohet në kuadër të nismës së bashkëpunimit 16+1 (Kinë+Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore), do të marrin pjesë sipërmarrje nga vende të ndryshme si: Kina, Bosnja dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia).

        Notën verbale dhe ftesën zyrtare e gjeni këtu : nota verbale first page- panairi i bujqesise, Mostar      nota verbale second page- panairi i bujqesise, Mostar      invitation panairi i bujqesise, mostar

         

        Konfirmimet duhet të dërgohen në adresën info@uccial.al

          99

          Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në kuadër të një projekti të përbashkët me Dhomat Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në rajonin e Ballkanit, kërkohen profile kompanish shqiptare që kanë kapacitet prodhues, eksportues dhe janë të afta t’u shesin produktet e tyre 65 kompanive të përzgjedhura gjermane, të cilat operojnë në Gjermani në fushat e:

           

          Ndërtimit të makinerive

          Industrisë automotive

          Industria aeronautike,

          Sistemeve energjitike

          Valuave industrial

          Interior, mobilie

          Materiale plastike,

          Elektronikë

           

          Profilet dhe të dhënat kryesore për këto kompani gjermane i gjeni këtu: Short profiles DE Comp

           

          Nëse jeni të interesuar, lutemi të plotësoni formularin në Excel (Supplier Sheet) , të cilin e gjeni këtu: Supplier Sheet  me të dhënat për kompaninë Tuaj, si dhe të specifikoni kompanitë gjermane me të cilat do të dëshironit të bashkëpunonit .

          Formularin duhet ta dërgoni brenda datës 12 prill 2018, në adresën info@uccial.al

            177

            Është zhvilluar në datë 8 mars, në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Francë, mbledhja pregatitore për organizimin e Business Forum France- Balkans 2018, e cila do të zhvillohet në Beograd, përgjatë datave 30 maj- 1 qershor 2018.

             

            Në këtë mbledhje ishin të pranishëm organizatorët e këtij eventi: Drejtori i Business France për Greqinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Qipron, Malin e Zi, Serbinë, Z. Pierre Lignot,  Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Majlinda Manushi, Znj. Uarda Llazi, Z. Genc Çeli dhe Znj. Blerina Kazhani.

             

            Në këtë forum pritet të marrin pjesë 200-250 kompani nga 12 shtete, të tilla si: Shqipëri, Bosnja dhe Herzegovina, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Maqedonia, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia.

             

            Forumi do të fokusohet në 6 sektore kryesore: Agroindustria, Infrastruktura, Energjia (me fokus në burimet e rinovueshme), IT, Turizmi, Industria e Automobilave.

             

             

             

             

              91

              Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datë 2 qershor 2018, në Shkup, do të organizohet Pazari i përvitshëm i bamirësisë “Charity Bazaar 2018”.

               

              Në këtë aktivitet, i cili do të organizohet nga Macedonian Welcome Center “Dobredojde”, do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm Ambasadash dhe Misionesh të Organizatave Ndërkombëtare në Shkup.

               

              Edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup synon të marri pjesë në këtë aktivitet, ndaj ajo kërkon mbështetjen e sipërmarrësve shqiptar për mundësimin dhe sigurimin e produkteve shqiptare, të tilla si: mjaltë, vaj, verë, konjak etj, për ti vendosur në stendën e saj.

               

              Sipërmarrësit e interesuar duhet të shprehin interesin për të mbështetur Ambasadën tonë në sigurimin e produkteve, në adresën info@uccial.al

                90

                Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 9-13 maj, në Sofje të Bullgarisë, do të organizohet “SoFest 2018- Festivali i Ballkanit Perëndimor”.

                Ky aktivitet do të organizohet nën përkujdesjen e veçantë të Ministrisë së Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së dhe Kryetares së Bashkisë së Sofjes, Znj. Yordanka Fandakova.

                Qëllimi i këtij aktiviteti është bashkimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet traditave, kulturës dhe artit.

                Organizatorët ftojnë edhe sipërmarrësit shqiptarë, të cilët operojnë në  fushën e prodhimit të pijeve e ushqimeve, verës, suvenireve ose prodhimeve të tjera tipike shqiptare, të marrin pjesë në ekspozitën që do të organizohet  me këtë rast.

                Pala organizatore do të vendosi në dispozicion të palës shqiptare një stendë me qëllim dhënien e informacioneve të ndryshme për vizitorët e festivalit dhe çmimi i saj për të gjitha ditët e ekspozimit do të jetë 380 leva bullgare (pa TVSH), si dhe një stendë druri, çmimi i së cilës varion nga 1200 deri në 1500 leva bullgare.

                 

                Konfirmimet lutemi të dërgohen në adresën info@uccial.al.

                  125

                  Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme organizuan ditën e sotme një tryezë diskutimi midis Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Kryetarëve të Dhomave të Qarqeve dhe sipërmarrjeve eksportuese.

                   

                  Të pranishëm në këtë tryezë ishin Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Ditmir Bushati, Zv. Ministri Z. Etjen Xhafaj, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Z. Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Lezhë, Z. Pashk Paloka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Fier, Z. Shezai Çobo, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Dibër, Z. Edmond Cami, përfaqësues nga sipërmarrje eksportuese etj.

                  Organizohet tryeza e diskutimit midis Kryetarëve të Dhomave të Tregtisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme 2

                   

                  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehën gatishmërinë për të mbështetur Dhomat e Tregtisë dhe propozuan gjithashtu që  aktivitetet tona të shtrihen gjeografikisht.

                  Organizohet tryeza e diskutimit midis Kryetarëve të Dhomave të Tregtisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme 3

                  Organizohet tryeza e diskutimit midis Kryetarëve të Dhomave të Tregtisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme 4

                   

                  Sipërmarrësit e pranishëm diskutuan mbi problematikat që ndeshin gjatë eksporteve, si dhe propozuan sugjerime të ndryshme, të tilla si: diversifikimi i potencialeve të vendit tonë në vendet në zhvillim, si Afrika, Libani, Irani etj, të cilat kanë shumë kërkesa për produktet shqiptare, mbështetje më të madhe nga Ambasadorët tanë dhe ndihma e tyre në gjetjen e vendeve eksportuese, rritja e bashkëpunimit të AIDA me Dhomat e Tregtisë etj.

                    111

                    Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Majlinda Manushi dhe Znj. Uarda Llazi morën pjesën në tryezën sektoriale për mjedisin, të organizuar nga Ministria e Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrjes.

                    Organizohet tryeza sektoriale për mjedisin 2

                     

                    Organizohet tryeza sektoriale për mjedisin 3

                    E pranishme në këtë tryezë ishte edhe Zv. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Ornela Çuçi, e cila iu përgjigj të gjitha pyetjeve mbi problematikat kryesore që prekin sipërmarrjen në këtë fushë, si menaxhimi i mbetjeve apo qeset plastike, si dhe u diskutuan sugjerimet e grupeve të interesit mbi çështjet përkatëse.

                    Të pranishëm të tjerë në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë, si dhe Administratori i kompanisë “Salillari”, Z. Pëllumb Salillari.

                      91

                      Është organizuar në datë 15 mars, në ambientet e Hotel Tirana International, Forumi i biznesit Shqipëri- Estoni. Të pranishme në këtë forum ishin Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Majinda Manushi, si dhe Znj Uarda Llazi.

                      I pranishëm në këtë forum ishte edhe Zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Etjen Xhafaj, i cili në fjalën e tij ka nënvizuar se, falë reformave të thella Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për investimet e huaja.

                      Ndërkohë që theksoi se vendet e rajonit duhet të vijojnë në nismën për krijimin e një tregu të përbashkët si përqasja më e efektshme në raport me Bashkimin Evropian. Ai e përkufizoi Estoninë si një prej vendeve për t’u marrë shembull për rritjen mjaft të shpejtë ekonomike.

                       

                       

                      Projekte

                      980
                      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...