FTESË PËR PJESËMARRJE NË FORUMIN “FRANCË-BALLKAN 2018”

    316

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 30 maj – 1 qershor 2018, në Beograd do të zhvillohet Forumi “Francë-Ballkan 2018”.

    Ky forum, i cili do të organizohet nga Business France, do të bëj bashkë sipërmarrjet më të suksesshme franceze dhe sipërmarrjet nga Ballkani.

    Përgjatë forumit, do të zhvillohen edhe takime B2B, të cilat do të fokusohen në sektoret e:

    Agroindustrisë

    Infrastrukturës

    Energjisë

    IT

    Turizëm

    Sektori i Automobilave

    Për më tepër informacion mund të drejtoheni edhe në : http://events-export.businessfrance.fr/forumblk18-en/

     

    Eventi është një mundësi shumë e mirë për të gjithë sipërmarrjet që kërkojnë të bashkëpunojnë me sipërmarrjet franceze, por edhe ato të Ballkanit, ndaj jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën info@uccial.al, si dhe të plotësoni formularin e regjistrimit  Company profile FFB 2018 ENG  brenda datës 10 prill 2018.

    Agjendën e Forumit e gjeni në AGENDA ENG