Zhvillohet Forumi i Biznesit: Shqipëri- Estoni

    134

    Është organizuar në datë 15 mars, në ambientet e Hotel Tirana International, Forumi i biznesit Shqipëri- Estoni. Të pranishme në këtë forum ishin Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Majinda Manushi, si dhe Znj Uarda Llazi.

    I pranishëm në këtë forum ishte edhe Zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Etjen Xhafaj, i cili në fjalën e tij ka nënvizuar se, falë reformave të thella Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për investimet e huaja.

    Ndërkohë që theksoi se vendet e rajonit duhet të vijojnë në nismën për krijimin e një tregu të përbashkët si përqasja më e efektshme në raport me Bashkimin Evropian. Ai e përkufizoi Estoninë si një prej vendeve për t’u marrë shembull për rritjen mjaft të shpejtë ekonomike.