Zhvillohet mbledhja pregatitore për organizimin e Forumit Business France- Balkans 2018

    336

    Është zhvilluar në datë 8 mars, në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Francë, mbledhja pregatitore për organizimin e Business Forum France- Balkans 2018, e cila do të zhvillohet në Beograd, përgjatë datave 30 maj- 1 qershor 2018.

     

    Në këtë mbledhje ishin të pranishëm organizatorët e këtij eventi: Drejtori i Business France për Greqinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Qipron, Malin e Zi, Serbinë, Z. Pierre Lignot,  Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Majlinda Manushi, Znj. Uarda Llazi, Z. Genc Çeli dhe Znj. Blerina Kazhani.

     

    Në këtë forum pritet të marrin pjesë 200-250 kompani nga 12 shtete, të tilla si: Shqipëri, Bosnja dhe Herzegovina, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Maqedonia, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia.

     

    Forumi do të fokusohet në 6 sektore kryesore: Agroindustria, Infrastruktura, Energjia (me fokus në burimet e rinovueshme), IT, Turizmi, Industria e Automobilave.