Monthly Archives: April 2018

    215

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Polake dhe nën përkujdesjen e Ambasadës së Polonisë në Tiranë, organizon në datë 24 maj, në ambientet e Hotel Tirana International:

    Forumin e Biznesit “Shqipëri-Poloni”

     

    Në këtë forum do të zhvillohen edhe takime B2B midis sipërmarrësve tanë dhe atyre polak, takime të cilat do të fokusohen në sektoret e mëposhtme:

    Agrikulturë

    Ndërtim

    Infrastrukturë

    Transport

    Industritë e rënda

    Miniera

    Energjitikë

    Prodhimi i këpucëve etj

     

    Kjo është një mundësi shumë e mirë për sipërmarrjen shqiptare për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sipërmarrësit polak.

    Duke qenë se interesi për të bashkëpunuar midis sipërmarrjes tonë  dhe asaj polake është i lartë, jeni të lutur të rezervoni që tani vendin tuaj për këtë forum, duke konfirmuar pjesëmarrjen në adresën info@uccial.al

    Për më shumë detaje kontaktoni në nr. tel  +355 (0) 44500221, nr.cel 0699544679, email info@uccial.al

     

      195

      Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë, Industrisë, Minierave dhe Agrikulturës së Iranit dhe nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, organizoi në datë 25 prill, në ambientet e Hotel Tiranës, Forumin e Biznesit “Shqipëri-Iran”.

      Forumi kishte si qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke prezantuar të gjitha mundësitë potenciale për investim. Ky aktivitet u fokusua në investimet e huaja dhe partneritetet në biznes ndërmjet përfaqësuesve të biznesit iranian dhe kompanive shqiptare, kryesisht për sektorët  e mjekësisë, naftës, gazit dhe mallrave të konsumit.

      Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, në fjalën e saj tha se Shqipëria është një vend tërheqës me shumë sektorë për investitorët e huaj.

       

      ines mucostepa. forumi i iranit 2

      “Stabiliteti makroekonomik, kuadri ligjor i favorshëm dhe reformat strukturale të ndërmarra kanë krijuar terrenin e përshtatshëm ku mund të investoni kapitalet tuaja. Tashmë Shqipëria është dhe porta hyrëse dhe orientuese, jo vetëm në një treg të vogël si ai shqiptar, por në gjithë Ballkanin”, deklaroi Muçostepa.

      Ajo u shpreh se ka akoma shumë punë për të bërë për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe shkëmbimet tregtare.

      “Për të arritur këtë duhet të punojmë me axhenda të përbashkëta për të organizuar sipërmarrjet tona që të marrin pjesë në panaire, apo misione tregtare të cilat tashme mendoj që duhet të fillojnë të shpeshtohen. Institucionet e larta shtetërore janë duke ndërmarrë hapa drejt plotësimit të kuadrit ligjor për t’u dhënë shtysë shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Është në proces negocimi marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, si dhe marrëveshja për eliminimin e taksimit të dyfishtë. Të gjitha këto elementë mendoj që në momentin që do të aplikohen do të jenë një ndihmëse për sipërmarrjet tona”, theksoi Muçostepa.

      Ndërsa kryetari i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Bujqësisë së Iranit, Golamhossein Shafeei, tha se marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Shqipërisë janë të hershme, të cilat sipas tij, pavarësisht ulje dhe ngritjeve gëzojnë një vend pozitiv në opinionin publik të të dy vendeve.

      “Populli i Iranit ka pasur gjithmonë konsideratë për popullin shqiptar. Si vazhdim i historisë, besimit dhe kulturës, po bëjmë përpjekje për të forcuar gjithnjë e më tepër marrëdhëniet ekonomike, kulturore, shkencore, teknologjike, industriale, akademike dhe turistike me Shqipërinë”, u shpreh Shafeei.

      Duke folur për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, Shafeei tha se “Irani është një nga prodhuesit e mëdhenj të naftës dhe gazit natyror dhe një vend i pasur me rezerva minerare. Investimi në fushën e shërbimeve dhe pajisjeve të instalimeve të naftës dhe gazit, shërbimeve dhe pajisjeve minerare, industrisë energjetike, industrisë së shfrytëzimit, është një rast i volitshëm për faktorët ekonomikë të Shqipërisë. Aktualisht zhvillimi i marrëdhënieve të Iranit me vendet e rajonit të Ballkanit, pra edhe me Shqipërinë, në fushat e transportit , peshkimit, bujqësisë, produkteve ushqimore, energjisë, naftës dhe gazit, minierave është në rendin e ditës së Dhomës së Tregtisë së Iranit”.

      Sipas tij, Shqipëria mund të luajë për importet dhe eksportet e Iranit në Evropë të njëjtin rol që Irani mund të luajë si portë hyrjeje e Shqipërisë në vendet rreth detit Kaspik.

      Forumi u përmbyll suksesshëm me firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi midis Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Dhomës së Tregtisë, Industrisë, Minierave dhe Agrikulturës së Iranit, për të vijuar me takimet B2B, ku fokus ishin diskutimet për   bashkëpunim në disa sektorë, ndërsa sipas organizatorëve ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për sipërmarrjen e të dy vendeve, për të ndarë përvojat e tyre dhe për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

        119

        Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë mori pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit të shkollave dhe aftësive profesionale, edicioni 2018.

        I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh se “Shqipërisë i mungojnë punëtorë të kualifikuar në industrinë tekstile, industrinë ushqimore, në vendosjen e skelave të ndërtimit, në mirëmbajtjen e makinerive industriale, në industrinë elektromekanike. Shqipërisë i mungojnë saldatorë, elektricistë, kuzhinierë, guida turistike, gjeologë, minatorë, specialistë ashensorësh…”

        Rama u shpreh gjithashtu se sa më shumë profesione dhe sa më shumë zanate të ketë, aq më shumë mundësi punësimi real dhe aq më shumë rritje të qëndrueshme ekonomike do të ketë.

          140

          Është lançuar në datë 11 prill, në ambientet e Hotel Tirana International, lançimi i thirrjes së dytë për projekt-propozimet e Programit Interreg Adriatiko-Jonian (ADRION).

          Eventi shërbeu si një forum informues për të gjithë të interesuarit mbi modalitetet e kësaj thirrjeje.

          Në event morën pjesë  edhe organizata e institucioneve nga vendet e tjera të Programit, duke shërbyer si mundësi për vendosjen e kontakteve për partneritete të mundshme në kuadër të kësaj thirrjeje.

          Në këtë takim, i ftuar ishte edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, i cili u përfaqësua nga Kryetarja, Znj. Ines Muçostepa dhe Znj. Uarda Llazi.

          Informacioni i cili u përcoll në këtë takim, mund ta gjeni në linkun:

          http://www.adrioninterreg.eu/index.php/2018/04/17/tirana-2nd-call-for-proposals-priority-axis-2/

            161

            Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe i Shoqatave të Sipërmarrjes , i kryesuar nga Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, ka bërë takimin e rradhës në datë 2 prill 2018, në ambientet e Hotel Xheko Imperial.

             

            ines mucostepa. rruga e kombit 2

            Nëpërmjet këtij takimi, Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe i Shoqatave të Sipërmarrjes reagoi për taksën e vendosur në rrugën e kombit.

            Sipas Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Z. Nikolin Jaka, çdo akt dhune ndaj pronës publike dhe private është i dënueshëm dhe se Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe i Shoqatave të Sipërmarrjes në mbrojtje të sipërmarrësve shprehet kundra dhunës ndaj sipërmarrjes.

            Sipas Z. Jaka, ka hapësira për negociata me koncesionarin, duke u shprehur gjithashtu se duhet të hapet dialogu midis sipërmarrjes dhe qeverisë për të parë skemat e lehtësimit për përdoruesit e shpeshtë.

              188

              Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë organizojnë në datë 25 prill 2018, ora 10.00 tek Hotel Tirana International,

               

              Forumin e përbashkët të biznesit “Shqipëri-Iran”

               

              Në këtë forum, i cili do të organizohet nën kujdesin e veçantë dhe pjesëmarrjen e Ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit, SH.T.Z Gholamhossein Mohammadnia, do të marrin pjesë përfaqësues të sipërmarrjeve më të njohura të Iranit.

              Pas përfundimit të këtij forumi, do të organizohen takime B2B, të cilat do të jenë të fokusuara në sektorët e mëposhtëm:

               

              Agrikultura

              Ndërtimi

              Prodhim i produkteve ushqimore

              Paketimi

              Prodhimi i drurit

              Prodhimi i kimikateve

              Turizëm

               

              Ky aktivitet do të jetë një mundësi e mirë për sipërmarrjen e të dy vendeve, të ndajnë përvojat e tyre dhe të zhvillojnë takime B2B mes përfaqësuesve të biznesit, ndaj Lutet konfirmimi juaj sa më parë në adresën info@uccial.al

              Listën e pjesëmarrësve të delegacionit iranian e gjeni këtu: DATABASE FINAL I PJESEMARRESVE TE DELEGACIONIT TE IRANIT.EXC

                235

                Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se Kompania lider në tregun polak Greek Trade ka planifikuar të bëj një vizitë në  vendin tonë në datat 17-19 prill 2018.

                Kompania është e interesuar të organizojë një takim me sipërmarrje, të cilat operojnë në sektorin e fruta-perimeve.

                Kompanitë të cilët janë të interesuar të organizojnë takim me kompaninë polake, duhet të shprehin interesin e tyre në adresën info@uccial.al

                  152

                  Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se kompania Ukrainase “Senco Ukrainë”është e interesuar të bashkëpunojë me kompani shqiptare, të cilat operojnë në sektorin e prodhimit të fruta-perimeve.

                   

                  Për të shprehur interesin, kompanitë duhet të kontaktojnë në adresën info@uccial.al , në mënyrë që të mundësojmë kontaktin.

                  Projekte

                  1040
                  Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...