Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë merr pjesë në panairin e shkollave dhe aftësive profesionale

    147

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë mori pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit të shkollave dhe aftësive profesionale, edicioni 2018.

    I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh se “Shqipërisë i mungojnë punëtorë të kualifikuar në industrinë tekstile, industrinë ushqimore, në vendosjen e skelave të ndërtimit, në mirëmbajtjen e makinerive industriale, në industrinë elektromekanike. Shqipërisë i mungojnë saldatorë, elektricistë, kuzhinierë, guida turistike, gjeologë, minatorë, specialistë ashensorësh…”

    Rama u shpreh gjithashtu se sa më shumë profesione dhe sa më shumë zanate të ketë, aq më shumë mundësi punësimi real dhe aq më shumë rritje të qëndrueshme ekonomike do të ketë.