Lançohet thirrja e dytë e projekt-propozimeve të Programit Interreg Adriatiko-Jonian (ADRION)

    36

    Është lançuar në datë 11 prill, në ambientet e Hotel Tirana International, lançimi i thirrjes së dytë për projekt-propozimet e Programit Interreg Adriatiko-Jonian (ADRION).

    Eventi shërbeu si një forum informues për të gjithë të interesuarit mbi modalitetet e kësaj thirrjeje.

    Në event morën pjesë  edhe organizata e institucioneve nga vendet e tjera të Programit, duke shërbyer si mundësi për vendosjen e kontakteve për partneritete të mundshme në kuadër të kësaj thirrjeje.

    Në këtë takim, i ftuar ishte edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, i cili u përfaqësua nga Kryetarja, Znj. Ines Muçostepa dhe Znj. Uarda Llazi.

    Informacioni i cili u përcoll në këtë takim, mund ta gjeni në linkun:

    http://www.adrioninterreg.eu/index.php/2018/04/17/tirana-2nd-call-for-proposals-priority-axis-2/