Monthly Archives: May 2018

    6

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Malit të Zi, do të organizojnë në datë 16 qershor 2018, në Shkodër, Forumin e përbashkët të biznesit “Shqipëri-Mal i Zi”.

     

    Ky forum, i cili do të organziohet në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare midis dy qeverive, pritet të përshëndetet nga Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z Edi Rama, si dhe nga Kryeministri i Malit të Zi, SH.T.Z. Dushko Markovic.

     

    Në pjesën e dytë të këtij forumi do të zhvillohen edhe takime B2B, midis sipërmarrësve, një mundësi e mirë kjo për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe investimi.

     

    Për sa më sipër, jeni të lutur të na paraqesni fushat në të cilat ju jeni të interesuar të bashkëpunoni me sipërmarrësit e Malit të Zi si dhe të konfirmoni në adresën info@uccial.al

      6

      Në kuadër të Samitit të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, të mbajtur më 17 maj, Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB 6CIF) mbështet angazhimin  e saj për të ripohuar perspektivën evropiane të rajonit.

       

      Si  përfaqësues kryesorë të biznesit, Dhomat janë duke mbështetur komunitetin e biznesit, për t’u përgatitur për zgjerimin në rritjen e konkurrueshmërisë së  NVM-ve, si dhe tregtinë dhe investimet në mes të dy rajoneve. Dhomat luajnë gjithashtu një rol vendimtar në fusha të tjera kyçe në procesin e zgjerimit,  si lufta kundër korrupsionit, bashkëpunimi rajonal, zbatimi  i rregullave dhe standardeve të BE-së, arsimi dhe trajnimi professional dhe rritja e dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis dy komuniteteve të biznesit.

       

      Në këtë kontekst, z. Marko Cadez, Kryetari  i bordit drejtues të  CIF tëWB6 (ku Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është anëtare me të drejta të plota) dhe Kryetari  i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Serbisë theksoi: “Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor ka potencial të madh për të mbështetur rritjen dhe krijimin e vendeve të punës në të dy anët. Për të zhbllokuar atë, duhet të fillojmë të mendojmë se si mund të nxjerrim harmonizimin ligjor dhe të politikave, për të hequr barrierat ndaj tregtisë dhe investimeve midis BE-së së sotme dhe asaj të ardhshme. Për ta bërë këtë, ne duhet të angazhojmë më shumë bizneset, duke krijuar një platform për të lehtësuar dialogun në mes të vendimmarrësve dhe komunitetit të biznesit nga BE dhe Ballkani Perëndimor “.

        27

        Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë mori pjesë në mëngjesin e punës, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, Znj. Etilda Gjonaj.

        Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë merr pjesë në mëngjesin e punës të organizuar nga Ministria e Drejtësisë 2

        Në mëngjesi e punës, që bëri bashkë përfaqësues të dhomave të tregtisë në vendin tonë, u diskutua lidhur me prioritetet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe nevojën për një komunikim të vazhdueshëm, në funksion të rritjes së efektivitetit të masave antikorrupsion.

        Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të dhomave të tregtisë në vendin tonë, ku u diskutua lidhur me prioritetet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe nevojën për një komunikim të vazhdueshëm, në funksion të rritjes së efektivitetit të masave antikorrupsion.

        Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, ministrja Gjonaj prezantoi para komunitetit për biznesin dy mekanizmat e rinj që qeveria ka ngritur, që janë Task Forca dhe Komiteti Ndërministror Antikorrupsion

          22

          Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa u takua me Kryetarin e Bashkisë së Fierenzes, Z. Dario Nardella, gjatë pritjes së organizuar nga Ambasadori i Italisë në Shqipërisë, SH.T.Z Alberto Cutillo, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të “Confindustria Fierenze”.

          Në këtë takim, Kryetarja Muçostepa shprehu se Shqipëria ofron mundësi të shumta për investitorët e huaj dhe i ftoi ata të investojnë në fushat prioritare të ekonomisë, si bujqësia, energjia dhe teknologjia.

            33

            Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ka organizuar në datë 2 maj një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Biznesit Arabo-Amerikanolatin (ALABC), Dr. Salah Abou El Magd.

            Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe disa sipërmarrës, përfaqësues të kompanive të njohura si BALFIN Group, apo Gulit shpk, u diskutuan mbi mundësi të reja bashkëpunimi midis dy vendeve, kryesisht në sektorin e turizmit.

            Dr. El Magd vlerësoi rolin e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë si institucioni ombrellë dhe shprehu interesin që bashkëpunimi midis sipërmarrësve të Arabisë Saudite dhe atyre shqiptare të vazhdoheshin nëpërmjet Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

             

              21

              Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në ceremoninë e 10 vjetorit të krijimit të DIHA, ceremoni e cila u zhvillua në datë 26 prill.

              DSC_7849

              Gjatë kësaj ceremonie, u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit midis Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Shoqatës Gjermano-Shqiptare DAW dhe DIHA-s, një iniciativë kjo e ndërmarrë nga Kryetarja Muçostepa.

               

              Memorandumi i bashkëpunimit do të intensifikojë akoma edhe më shumë marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve, duke i dhënë dinamika të reja dhe vetë sipërmarrjeve të të dyja vendeve, mundësi për shkëmbime tregtare dhe bashkëpunim.

                22

                Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Majlinda Manushi dhe Uarda Llazi, zhvilluan në datë 24 prill një takim me ekspertin e GIZ, Z. Gerry Morrissey, ku u disktua mbi potencialin e Shqipërisë për eksportin dhe punën që Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë po bën në këtë drejtim.

                Ky takim u realizua në kuadër të projektit “Increase of Export Potential of SME in the WB6 region”, në të cilin Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është pjesë si një nga gjashtë Unionet e Tregtisë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor

                 

                  14

                  Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në ceremoninë e 90 vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë së Malit të Zi, ceremoni e cila u zhvillua në datë 20 prill, në Podgoricë.

                  Në kuadër të kësaj ceremonie, Kryetarja Muçostepa, së bashku me Kryetarët e Dhomave të tjera të Ballkanit Perëndimor, u pritën në një takim nga Kryeministri i Malit të Zi, Z. Dushko Markovic.

                  Në datë 21 prill, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë mori pjesë në mbledhjen e rradhës së bordit manaxhues të CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor), ku Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është një nga gjashtë dhomat themeluese, pjesë e bordit manaxhues.

                    17

                    Është organizuar në datë 18 prill, në Shkup të Maqedonisë, Samiti Rajonal Digjital 2018.

                    Samiti, i cili u zhvillua në bashkpëunim me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), qeveritë e Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian, Ministrinë Federale të Gjermanisë për Çështjet Ekonomike dhe Energjitikë, bëri bashkë jo vetëm kompanitë më të njohura në këtë sektor, por edhe ministrant përgjegjës për agjendën digjitale ne qeveritë e Ballkanit Perëndimor.

                    Në Samit pati panele diskutimi për ndërlidhje digjitale, integrim të ekonomive, përforcimin e sigurisë kibernetike, digjitalizimin e industrive etj.

                     

                    Samiti mbylli punimet në datë 19 prill.

                    Projekte

                    980
                    Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...