Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë merr pjesë në 90 vjetorin e krijimit të Dhomës së Tregtisë së Malit të Zi

    15

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në ceremoninë e 90 vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë së Malit të Zi, ceremoni e cila u zhvillua në datë 20 prill, në Podgoricë.

    Në kuadër të kësaj ceremonie, Kryetarja Muçostepa, së bashku me Kryetarët e Dhomave të tjera të Ballkanit Perëndimor, u pritën në një takim nga Kryeministri i Malit të Zi, Z. Dushko Markovic.

    Në datë 21 prill, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë mori pjesë në mbledhjen e rradhës së bordit manaxhues të CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor), ku Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është një nga gjashtë dhomat themeluese, pjesë e bordit manaxhues.