Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën Gjermano-Shqiptare DAW dhe DIHA

    22

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në ceremoninë e 10 vjetorit të krijimit të DIHA, ceremoni e cila u zhvillua në datë 26 prill.

    DSC_7849

    Gjatë kësaj ceremonie, u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit midis Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Shoqatës Gjermano-Shqiptare DAW dhe DIHA-s, një iniciativë kjo e ndërmarrë nga Kryetarja Muçostepa.

     

    Memorandumi i bashkëpunimit do të intensifikojë akoma edhe më shumë marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve, duke i dhënë dinamika të reja dhe vetë sipërmarrjeve të të dyja vendeve, mundësi për shkëmbime tregtare dhe bashkëpunim.