Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizon njw takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Biznesit Arabo-Amerikanolatin (ALABC), Dr. Salah Abou El Magd

    34

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ka organizuar në datë 2 maj një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Biznesit Arabo-Amerikanolatin (ALABC), Dr. Salah Abou El Magd.

    Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe disa sipërmarrës, përfaqësues të kompanive të njohura si BALFIN Group, apo Gulit shpk, u diskutuan mbi mundësi të reja bashkëpunimi midis dy vendeve, kryesisht në sektorin e turizmit.

    Dr. El Magd vlerësoi rolin e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë si institucioni ombrellë dhe shprehu interesin që bashkëpunimi midis sipërmarrësve të Arabisë Saudite dhe atyre shqiptare të vazhdoheshin nëpërmjet Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.