Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë takohet me ekspertin e GIZ, në kuadër të projektit “Increase of Export Potential of SME in the WB6 region”

    23

    Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Majlinda Manushi dhe Uarda Llazi, zhvilluan në datë 24 prill një takim me ekspertin e GIZ, Z. Gerry Morrissey, ku u disktua mbi potencialin e Shqipërisë për eksportin dhe punën që Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë po bën në këtë drejtim.

    Ky takim u realizua në kuadër të projektit “Increase of Export Potential of SME in the WB6 region”, në të cilin Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është pjesë si një nga gjashtë Unionet e Tregtisë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor