Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë takon Kryetarin e Bashkisë së Fierenzës, Z. Dario Nardella.

    315

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa u takua me Kryetarin e Bashkisë së Fierenzes, Z. Dario Nardella, gjatë pritjes së organizuar nga Ambasadori i Italisë në Shqipërisë, SH.T.Z Alberto Cutillo, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të “Confindustria Fierenze”.

    Në këtë takim, Kryetarja Muçostepa shprehu se Shqipëria ofron mundësi të shumta për investitorët e huaj dhe i ftoi ata të investojnë në fushat prioritare të ekonomisë, si bujqësia, energjia dhe teknologjia.