SAMITI I SOFJES: KOMUNITETI I BIZNESIT WB6 MBËSHTET NJË PERSPEKTIVË MË TË BESUESHME TË ZGJERIMIT PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

    50

    Në kuadër të Samitit të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, të mbajtur më 17 maj, Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB 6CIF) mbështet angazhimin  e saj për të ripohuar perspektivën evropiane të rajonit.

     

    Si  përfaqësues kryesorë të biznesit, Dhomat janë duke mbështetur komunitetin e biznesit, për t’u përgatitur për zgjerimin në rritjen e konkurrueshmërisë së  NVM-ve, si dhe tregtinë dhe investimet në mes të dy rajoneve. Dhomat luajnë gjithashtu një rol vendimtar në fusha të tjera kyçe në procesin e zgjerimit,  si lufta kundër korrupsionit, bashkëpunimi rajonal, zbatimi  i rregullave dhe standardeve të BE-së, arsimi dhe trajnimi professional dhe rritja e dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis dy komuniteteve të biznesit.

     

    Në këtë kontekst, z. Marko Cadez, Kryetari  i bordit drejtues të  CIF tëWB6 (ku Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është anëtare me të drejta të plota) dhe Kryetari  i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Serbisë theksoi: “Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor ka potencial të madh për të mbështetur rritjen dhe krijimin e vendeve të punës në të dy anët. Për të zhbllokuar atë, duhet të fillojmë të mendojmë se si mund të nxjerrim harmonizimin ligjor dhe të politikave, për të hequr barrierat ndaj tregtisë dhe investimeve midis BE-së së sotme dhe asaj të ardhshme. Për ta bërë këtë, ne duhet të angazhojmë më shumë bizneset, duke krijuar një platform për të lehtësuar dialogun në mes të vendimmarrësve dhe komunitetit të biznesit nga BE dhe Ballkani Perëndimor “.