SAVE THE DATE: FTESË PËR PJESËMARRJE NË FORUMIN E BIZNESIT “SHQIPËRI-MAL I ZI”, SHKODËR, 16 QERSHOR

    236

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Malit të Zi, do të organizojnë në datë 16 qershor 2018, në Shkodër, Forumin e përbashkët të biznesit “Shqipëri-Mal i Zi”.

     

    Ky forum, i cili do të organziohet në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare midis dy qeverive, pritet të përshëndetet nga Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z Edi Rama, si dhe nga Kryeministri i Malit të Zi, SH.T.Z. Dushko Markovic.

     

    Në pjesën e dytë të këtij forumi do të zhvillohen edhe takime B2B, midis sipërmarrësve, një mundësi e mirë kjo për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe investimi.

     

    Për sa më sipër, jeni të lutur të na paraqesni fushat në të cilat ju jeni të interesuar të bashkëpunoni me sipërmarrësit e Malit të Zi si dhe të konfirmoni në adresën info@uccial.al