Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë takohet me Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, SH.T.Z Ito

    92

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa u takua në datë 21 maj me Ambasadorin e Japonisë, SH.T.Z Makoto Ito.

    Ambasadori Ito shprehu interesin për të patur sa më shumë bashkëpunim ekonomik midis Japonisë dhe Shqipërisë, sidomos  në fushat si IT, Agrobiznes, Turizëm etj.

    Gjithashtu, Ambasadori e vlerëson Shqipërinë si një vend me shumë vlera, por imazhi i të cilit njihet fare pak në Japoni.

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, vlerësoi misionin e Ambasadorit për të promovuar Shqipërinë. Znj. Muçostepa shprehu gjithashtu mendimin se do të ishte mirë që të organizohej një forum i përbashkët biznesit midis dy vendeve në Tiranë.