Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizon takim me Presidentin e World Trade Center Varshavë, Z. Jacques Taurel

    276

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizoi në datë 24 maj takim me Presidentin e World Trade Center Varshavë, Z. Jacques Taurel.

    Taurel vlerësoi Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, si dhe theksoi se Shqipëria pavarësisht se është një vend në të cilin ndodhin shumë gjëra, ka një imazh pak të njohur në botë.

    Taurel propozoi organizimin në Varshavë të Albania week, në trajtën e një festivali promovues për vlerat më të mira që ofrojmë ne.

    Gjithashtu, Z. Taurel foli për rëndësinë e krijimit të World Trade Center edhe në vendin tonë, një formë netëork për sipërmarrjet, duke shprehur të gjithë suportin e World Trade Center Varshavë  për këtë.

    Ideja e krijimit të World Trade Center në Shqipëri u vlerësua edhe nga përfaqësuesi i Kastrati Group, Z. Musa Kastrati, i cili u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar në këtë krijim.

    Në takim morën pjesë gjithashtu edhe Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Z. Agim Rrapaj, si dhe përfaqësues të sipërmarrjeve Gerda shpk, Agrokonispoli shpk, Butrinti Ferma  etj, të cilët diskutuan me Z. Taurel për mundësinë e import-eksportit në fushën e agrobiznesit.